‘Në Librari’/ ‘Heronjtë’ e artit, 20 mjeshtrit frymëzues për të rinjtë! ‘Qiriri i Jaseminit’, Evis Vyshka me libër për gratë e vrara! Një roman si ëndërr, nga fituesi i çmimit Europian Mifsud

17 Mars, 08:31| Përditesimi: 17 Mars, 08:54

  • Share

Titulli: “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë””

Autore: Suzana Varvarica Kuka

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 750 lekë

Shqipëria ka heronj të artit, që mund të inspirojnë fëmijët dhe të rinjtë. Studiuesja Suzana Varvarica prezanton përmes një gjuhe të thjeshtë librin e dytë të kolanës “Mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, me 20 emra të njohur, pjesë e historisë së artit vendas të fillimit dhe mesit të shekullit XX. Piktorë, grafiksitë, skulptorë,  artistë të pllakatit, disa të shkolluar jashtë, të tjerë që fituan zanatin nga të parët  e tyre apo audodidaktë, si ia dolën këta krijues të linin gjurmë me veprat e tyre. Autorja njeh të rinjtë me profilin, veprën, sfondin historik e shoqëror ku këta mjeshtra u rritën e u formuan.

Titulli: “Qiriri i Jaseminit””

Autore: Evis Vyshka

Shtëpia Botuese: “Toena”

Çmimi: 1200 lekë

Një histori dashurie e trazuar, ku Andit i duhet të mbrojë në gjyq, mikun e tij të ngushtë Tonin, që është edhe vrasësi i gruas që dashuronte. Evis Vyshka debuton si autore me librin “Qiriri i Jaseminit”, që i bie kambanës së alarmit për të drejtën e jetës së çdo gruaje, pavarësisht zgjedhjeve të saj. Në rrëfimin e këtij thrilleri psikologjik, ajo mban të ‘mbërthyer’ lexuesin, në ‘labirthin’ që përjeton protagonisti, i cili ka disa ‘borxhe’ miqësie për të shlyer.

Titulli: “Vështromë në errësirën e natës”

Autore: Immanuel Mifsud

Shtëpia Botuese: “OMBRA GVG”

Çmimi: 800 lekë

Fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, dhe i një sërë vlerësimesh të tjera, maltezi Immanuel Mifsud vjen kësaj here në shqip me një sprovë letrare. Titulli “Vështromë në errësirën e natës” , i frymëzuar nga një lutje nate malteze, të shpie nga paradhoma e një dialogu ftues lexues-autor, në një rrëfim të mistershëm, mes gjumit e zgjimit, ku gërshetohen ëndrra, ndjesitë dhe realiteti. Romani vjen në shqip nga Elisa Ivanaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?