‘Në Librari’/ ‘Eposi dhe krahina e Mërturit’ nga Red Radoja! ‘Italiania’, historia e luftëtares së parë grua nga Kalabria! Ester Gjika: Amaneti i babait Viktor Gjika i përmbushur

10 Mars, 07:32| Përditesimi: 10 Mars, 07:47

  • Share

Titulli: “Një këngë kreshnikësh shqiptarë – Krahina e Mërturit””

Autor: Red Radoja

Shtëpia Botuese: “Fortin Armiane, Paris”

Çmimi: 12 Euro

Muzikanti Red Radoja ka prezantuar librin e tij dygjuhësh “Një këngë kreshnikësh shqiptarë”, që përfshin kërkime në terren në trojet shqiptare dhe referenca bibliografike si pjesë e punës së tij etnomuzikologjike. Takimi në një kthesë të Kamzës, në vitin 2007 me lahutarin Ded Sokol Vukaj, në atë kohë 83-vjeç, ngacmon më tej interesin e tij edhe përmes  këngës “Kulla t’mira Krajli po ban”  të Krahinës së Mërturit, prej nga ishte dhe lahutari. Muzikanti shpjegon ritë e studimit të tij analitik, dhe më tej tregon për Eposin e Kreshnikëve si një traditë të lashtë, që ndonëse ende “e gjallë” është në rrezik.

Titulli: “Film pas filmi, unë e “bija e””

Autore: Ester Gjika

Shtëpia Botuese: “Toena”

Çmimi: 1200 lekë

Ester, e bija e një prej regjisorëve më të rëndësishëm të kinematografisë sonë, Viktor Gjikës, sjell për dashamirësit e filmit shqiptar librin “Film pas filmi”. Në të si një vëzhguese e mprehtë, ajo përshkruan çka ndodh në shesh xhirim dhe jashtë tij me filmat e të atit; Nga “Nëntori i dytë” te “Gjeneral gramafoni”, përjetimet dhe vështirësitë për çdo produksion apo lidhjen miqësore që krijohet mes saj dhe artistëve. Ky rrëfim për të është një përmbushje e dëshirës së të atit kineast, që rigoroz në ruajtjen e aspektit personal, para ndarjes nga jeta 15 vjet më parë, kërkoi që publiku i tij të njihej edhe me mbështetjen e tij të fortë, familjen.

Titulli: “Italiania”

Autor: Giuseppe Catozzella

Shtëpia Botuese: “Dudaj”

Çmimi: 1200 lekë

Libri “Italiania” i shkrimtarit Giuseppe Catozzella, fitues i çmimit “Strega” bazohet në një histori të vërtetë, atë të Maria Oliverios, apo luftëtares së parë grua italiane. I sjellë në shqip nga Agim Doksani ky libër rrëfen varfërinë, dramën e konfliktet një familje, dashurinë mes saj e Pietros, guximin dhe dëshirën për liri, që e bëri heroinën e Catozzellas të rebelohej kundër padrejtësive duke u bërë edhe e para grua që udhëhoqi një grup luftëtarësh kundër represionit të ushtrisë mbretërore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?