‘Në Librari’/ 'Peshkatarët e fjalëve', një udhëtim magjik drejt qiellit! Nga 'Agimet shqiptare' te 'Koncert pranveror', romancat e para të Avni Mulës në libër

14 Janar, 08:24| Përditesimi: 14 Janar, 08:48

  • Share

Titulli: “Avni Mula – Romanca (1960-1975)”

Autor: Avni Mula

Shtëpia Botuese: Toena

Çmimi: 1700 lekë

 Nga “Agimet shqiptare” te “Fluturo në kaltërsi” e “Koncert Pranveror”, romancat e para të artistit Avni Mula, gjatë viteve ’60 deri në ’75-ën vijnë në një botim të përgatitur nga e bija Adelina Qerfozi, ndërsa partiturat të digjitalizuara nga muzikanti Alqi Lepuri.

Me tekste të figurave të njohura si Luigj Gurakuqi, Bekim Harxhi dhe Shaban Murati këto kompozime të Mulës, do të pasohen me 2 vëllime të tjera, pjesë e një antologjie të plotë që të bijat artiste, Adelina dhe Inva, po i bëjnë veprës së tij.

Titulli: “Konteksti Rajonal i Aleancës Strategjike Shqipëri-Turqi”

Autor: Shaban Murati

Shtëpia Botuese: Albas

Çmimi: 1000 lekë

Me mbi 55 përvojë në fushën e politikës së jashtme, diplomati Shaban Murati sjell për lexuesit librin e tij më të fundit “Konteksti Rajonal i Aleancës Strategjike Shqipëri-Turqi”.

Në 245 faqe të botimit, përmblidhen shkrime analitike të lidhura ngushtë me zhvillimet në dekadat e fundit. Ish ambasadori zbërthen ndër të tjera, aleancat Ballkanike, përjashtimin që i bëhet Shqipërisë dhe “faktorë të jashtëm” që duan ta lënë vendin tonë të izoluar politikisht.

Titulli: “Peshkatarët e fjalëve”

Autore: Chiara Sorrentino

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 750 lekë

Fjalë që kanë mbetur pezull në ajër dhe një anije peshkatarësh që lundron çdo natë në qiell me një rrjet të thurur nga yjet  për t’i peshkuar. Autorja italiane për fëmijë Chiara Sorrentino zgjedh këtë fabul magjepsëse, për t’u mësuar fëmijëve rëndësinë e fjalëve.

Një rrëfim i sjellë në shqip nga Arta Marku, i pasur me shprehje e figuracion ku fantazia e fëmijëve ngacmohet nga ilustrimet e kuruara.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?