Barbero me një histori ndryshe të Perandorisë Osmane
Titulli: Divani i Stambollit (Një histori ndryshe e Perandorisë Osmane)
Autori: Alessandro Barbero
Përktheu: Edon Qesari
Gjinia: Histori
Shtëpia botuese: Dituria
Çmimi: 1000 lekë
Sulltan Mehmeti II, i njohur si “Pushtuesi”, po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës.
Ndërmjet shekujve XIV dhe XX, osmanët ndërtuan një perandori të madhe mes Perëndimit dhe Lindjes, me synimin e qartë për të bashkuar Azinë me Europën. Sulltanët e saj besonin se ishin pasardhës të Kostandinit të Madh dhe ushqenin ëndrrën për të pushtuar “Mollën e Kuqe”, pra Romën, me shumë gjasë.
Historia e osmanëve, afër dhe larg për ne, e njohur dhe në të njëjtën kohë misterioze, sepse në thelb ishte historia e të tjerëve, tregon për një hordhi të ardhur nga stepat aziatike, që u përhap me shpejtësi në hapësirën e pushtuar më parë nga Perandoria e Lindjes dhe dominoi për shekuj me radhë Detin Mesdhe.
Ajo mbretëroi në paqe të brendshme mbi fetë dhe popujt e ndryshëm, të mbrojtur e shpesh të favorizuar nga një sistem qeverisjeje që deri në shekullin XVIII rivalizonte atë perëndimor, si një alternativë e preferuar në sytë e disave. Por është gjithashtu pjesë e mosmarrëveshjeve të përjetshme midis popujve sedentarë e nomadë dhe pjesë e historisë së përbashkët të popujve, emrat e vendeve të të cilëve sot përfundojnë me prapashtesën “stan”. Është historia e një kulture dhe e një gjuhe, fjala më e gjatë e së cilës ka 70 shkronja; dhe historia e mbijetesës së pamposhtur të traditës së stepave brenda një elite shumë të rafinuar (deri në mbledhjet vendimtare të divanit, qeverisë perandorake, që mbaheshin mbi kalë).
Për mijëvjeçarin osman, Alessandro Barbero vizaton tablotë komplekse të një qytetërimi, lëviz dinamikën e ngjarjeve të mëdha, të ngjarjeve legjendare dhe betejave vendimtare, rikthen aromën dhe karakterin e një forme kulture sa të huaj aq edhe të modeluar nga kontakti me tonën, rikrijon, përmes pasurisë së rrëfimit, atmosferën e përditshme: një histori që, duke qenë ajo e një Europe tjetër, është edhe historia jonë, plot domethënie aktuale.
‘Shah mat’, një roman ‘zemre’ për ditën e të dashuruarve
Titulli: Shah Mat
Autorja: Ali Hazelëood
Përktheu: Texhiona Matushi
Gjinia: Roman
Shtëpia botuese: Pegi
Çmimi: 1200 lekë
Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për luajtur sërish me të. A s’do të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës?
Mallori Grinlif i ka mbyllur hesapet me shahun për shkak të një ngjarjeje të rëndë familjare. Kjo, deri në çastin që pranon të luajë në një turne bamirësie dhe gjendet ballë për ballë me kampionin e botës në sheh, Nolan Sojer, i cili gëzon dhe famën e “djalit të keq”. Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për luajtur sërish me të. A s’do të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës? Ndërsa ngjitet gjithnjë e më lart në klasifikim, vajza fillon të kuptojë që lojërat nuk mbeten vetëm në fushën e shahut dhe gara bëhet më e “egër”, më tërheqëse, më intriguese.
“Në sytë e tij pashë të kalonin gjithë galaksitë. Po vrisja mendjen se si do të ishte sikur ky çast të zgjaste një shekull, sikur ne të dy të ishim vetë universi dhe ta kuptonim njëri-tjetrin vazhdimisht e pafundësisht.”
‘Martesë me kusht’, në shqip libri i dytë i Lauren Asher
Titulli: Martesë me kusht
Autore: Lauren Asher
Përktheu: Eni Lasku
Redaktoi: Klodiana Metani
Gjinia: Roman
Shtëpia botuese: Muza
Çmimi: 1400 lekë
Pas vëllimit të parë të "Dashuri me kusht", serisë së kërkuar “Miliarderët e Drimlendit”, vjen në shqip vëllimi i dytë i kësaj serie.
Libri që u thye në një fenomen të rrjetit Tik-Tok dhe u kërkua në një kohë tepër të shkurtër kryesisht nga lexuesit e rinj, pikërisht për temën që trajton, për personazhet dinamike dhe larminë e marrëdhënieve me ulje-ngritjet e tyre, lexohet për pak ditë.
Lauren Asher është autorja më e shitur e romancave bashkëkohore në Neë York Times, USA Today, Sunday Times, Globe and Mail dhe Publishers Ëeekly.
Lexuesit mund të ndjekin historinë e Deklenit dhe e Irisit, të cilët mendonin se duke i vendosur disa kushte njëri-tjetrit, jeta e tyre do të shkonte fjollë.
Por çfarë ndodh me të rinjtë e pasionuar pas punës dhe jetës së vrullshme? A do të arrijnë ata ta mbajnë gjithçka nën kontroll?
Melodia e Vargut nga Sonila Strakosha
Hapësirën "Melodia e Vargut" e shoqërojnë vargjet e poetit, kritikut te njohur Azem Shkreli.
U lind në Rugovë në vitin 1938.
U nda nga jeta në vitin1997.
Me poezinë e tij vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe. U shqua për thellësinë e mendimit. Është cilësuar mjeshtër i vargut.
Të fuqishme fjalët e Azem Shkrelit kur shkruan:
"Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t'u pështy?”.
Katër këshilla vetes
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
Me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në do t’rrokish frerët e erërave,
Të shkelish shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.
N'se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
Jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesish
Për secilin varg, të vdesish për secilën fjalë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)