Titulli: “Empuzion”
Autore: Olga Tokarçuk
Shtëpia Botuese: Papirus
Çmimi: 1200 lekë
Përkthyesi Astrit Beqiri sjell në shqip romanin më të ri postnobel të autores së njohur polake Olga Tokarczuk “Empuzion”. Përshkrimi deri në detaje duke ndërtuar imazhe të gjalla te lexuesi përcjell me një gjuhë të pasur e të rrjedhshme, qendrën klimatike Gorbersdorf, ose “qytezën” mbyllur pranë derës së ferrit, ku Mjeçisllav Vojnjiçi po tenton kurimin nga turbekulozi, derisa ngjarjet turbullohen nga vdekja e dyshimtë e gruas së pronarit të bujtinës.
Titulli: “N’teh”
Autore: Melita Vjerdha
Shtëpia Botuese: Botimet Fishta
Çmimi: 800 lekë
Ndonëse shkruan prej më shumë se një dekade, botimi i saj i parë “n’teh” e zbulon Melita Vjerdhën si një zë poetik unik. Libërthi i saj, estetikisht i kuruar me kujdes, vjen i ndarë në tri cikle poetike dhe një dizajn metaforash. Përsiatet në reflektime nga vetja me frikërat, si humbja e esencës së jetës, rutina, në turravrapin e përditshëmm apo ndjesitë si ai i përqafimit nën bijë që shkrin akujt. Hulumton përmes vargut mbi ikjet, paradokset, pengjet, harresën e mandej kthehet në fëmijëri, kërkon qetësinë, buzëqeshjen, rilind.
Titulli: “Enciklopedia imagjinare/Postroman”
Autore: Bajram Kosumi
Shtëpia Botuese: Toena
Çmimi: 1500 lekë
Libri “Enciklopedia imagjinare/Postroman” me autor Bajram Kosumin pas Kosovës, vjen edhe në Shqipëri. Përvoja si studiues, gazetar, ish-kryeministër i Kosovës e ndihmon shkrimtarin të ndërtojë në 772 faqe një rrëfim shumëdimensional, që nis prej vitit 1985 kur ai ishte në burgun e Nishës e përfundon në vitet e fundit.