Politikë

Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe: Gara e pabarabartë, gati për betejë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye

16 Mars, 21:45| Përditesimi: 16 Mars, 22:32

  • Share

Deputeti, Erion Braçe ka reaguar, pas vendosjes në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është gati për këtë betejë, teksa thekson se gara është e pabarabartë.

‘Gati! Edhe një herë! Do e bëj këtë betejë edhe këtë herë, do marr vota me fytyrë, kurrë pa fytyrë! Nuk kam ministri, ndërmarrje, asete, nëpunës, të mira publike për të shpërndarë i ka ndaluar ligji këto; nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; nuk kam biznesmenë, as përpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; nuk kam televizion, gazetë, portal, podcast. Poooo, kam punë të bëra dhe dua punë për të bërë! Kam mendje për vizionin e duhur, zemër për t’i përfshirë të gjithë e ndjerë njësoj, gjuhë për të komunikuar me çdokënd, këmbë për të ecur e shkuar kudo, dorë-duar për t’i shtrënguar me secilin. Poooo, kam partinë më të madhe në vend.

Partinë Socialiste, partinë time me të u bashkova fare i ri, u rrita aty, nuk e përdora kurrë për vete, nuk e dëmtova kurrë, nuk e tradhtova kurrë; kurrë nuk mora. Jam socialist në thelb dhe nuk kam turp ta them hapur, me zë të lartë, kudo. Nuk e kam instrument karriere, lavdie personale, por mundësi për të arritur qëllime të mira e të përbashkëta në shërbim të njerëzve kështu ka qenë çdo ditë për mua. Do e bëj këtë betejë në Tiranë, më në fund edhe për Tiranën e madhe kam 6 javë që bëj dhjetëra kilometra këtu. Kjo javë ka qenë e vështirë. Më është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”, të pranoj një garë të pabarabartë kur kam veç 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta kur më duhet të konkuroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj', shkruan ai. 

Braçe shkruan se ai do ta vijojë deri në fund këtë betejë dhe nuk do të tërhiqet pas për asnjë arsye.

‘Kemi ambicien dhe detyrën të bëjmë më shumë, shumë më tepër, ndaj dil nga shtëpia dhe eja, merr me vete këdo, në çdo cep i Tiranës së madhe, jemi në shtëpinë tonë, në shtëpinë tende, në shtëpinë e socialistëve, aty ku ka vend për të gjithë – burra e gra, djem e vajza, ka vend për të vegjëlit e të mesmit, të harruarit e të pamundurit, të punësuarit e të papunët, të shërbyerit e ata që nuk e morën dot në vite shërbimin e duhur, të gjithë që duan një mundësi të barabartë apo solidaritetin jetik – besimtarët e ateistët të gjithëëëëëëëë! Unë jam në këtë betejë si gjithnjë – të bëj punën për ju! Ju jeni punëdhënësi dhe unë e dua këtë punë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye karriere, nuk do iki asgjëkund tjetër e as për t’u bërë më shumë se kaq, dua të jem deputeti juaj, deputeti i Tiranës!’, shkruan ai.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 16/03/2025 22:17

    As nuk diskutohet fitorja jote Erion Brace Kush ka punuar si ju per zgjedhesit e tij Ke voten time

    Përgjigju
  • Kurizo: 16/03/2025 22:08

    Mesazh I vërtetë, nga zemra, plot mendim . Braçja Ka treguar se eshte nje nga depudetet më me integritet dhe nga me te dobishmit. Forca Erjon fitore edhe kesaj here!

    Përgjigju
  • Shpëtim: 16/03/2025 22:07

    Bashkohem me Ju. Besimplotë në fitoren Tuaj të radhës. Suksese!

    Përgjigju
  • Timi: 16/03/2025 21:51

    Ti e bon kemi besim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?