‘Në lokal, me armë me vete e municion luftarak’, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

2 Qershor 2022, 09:43| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 10:02

  • Share

SHKODËR-  Një 43-vjeçar me iniciale K.K ka rënë në pranga të policisë pasi u kap me një pistoletë, një krehër dhe disa fishkë.

43-vjeçari nga fshati “Muriqan”, u arrestua në një lokal të zonës.

Mësohet se i arrestuari nuk është një emrër i panjohur për Policinë, pasi rezulton bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me autoritetet malazeze, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?