Pas disfatës me Realin e Madridit Vllaznia e vajzave do të luajë sonte një tjetër ndeshje prestigjioze kundër Chelsea-s për grupet e Champions League. Vajzat shkodrane që prej të martës ndodhen në Londër ku edhe kanë kryer një fazë përgatitore, duke i dhënë fund përgatitjeve për këtë ndeshje shumë të vështirë.
Në prag të takimit trajneri Nikolin Leka është shprehur se ‘në Londër nuk kanë udhëtuar për turizëm, por për të tentuar suprizën’, ndërsa kapitenja Esmeralda Franja thotë se ‘tentojnë të shkrujnë historinë’. Ndeshja do të nisë në orën 21:00.