Në Londër trajnohen qentë që mund të zbulojnë COVID-in, doktori: Duam ti përdorim në aeroporte

3 Korrik 2020, 17:03| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 17:05

  • Share

Disa qen në Londër po stërviten nga doktor Claire Guest në mënyrë që të mund të dallojnë pacientë të sëmurë me COVID. Kjo si pjesë e projektit të drejtuar nga Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, Qenëve të Detektimit Mjekësor dhe Universitetit Durham.

Claire Guest, është një doktor me eksperiencë në këto lloj fushash, pasi më herët ka stërvitur qen për të zbuluar aromën e malarjes, kancerit dhe sëmundjes së Parkinsonit. Doktori në fjalë thotë se qentë tashmë po tregojnë shenja shumë të mira se mund ta dallojnë sëmundjen dhe se trajnimi i tyre po shkon shumë mirë, shkruan BBC.

Qëllimi është se nëse kjo mund të arrihet atëherë qentë do të përdoren për të kontrrolluar njerëzit në aeroporte. Gjithsesi qendra e testimit po sheh opsionin e një mënyre tjetër se si këta kafshë mund të vijnë në ndihmë, duke i ulur kështu kohën që i duhet doktorit për të zbuluar nëse një paciant është i infektuar apo jo.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?