Plazhi nuk ka filluar dhe ende nuk ka një datë lidhur me hapjen graduale të sezonit turistik, teksa qeveria ka paralajmëruar se në brenda muajit maj do të ketë një vendim, por nëse do të hapet drita jeshile do të shoqërohet me masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por pavarësisht kësaj, ujërat e zeza vijojnë që të derdhen në plazhin e Golemit. Report Tv sjell pamjet që tregojnë se si ujërat e zeza kalojë përmes plazhit, për të përfunduar në det. Përveç erës së keqe, kjo situatë paraqet rrezik edhe për përhapjen e epidemive, teksa me COVID-in vijon lufta.
Në pamje, duket një tub shkarkimi pranë që vijon derdhjen edhe pse me ligj është e ndaluar, madje institucionet që e shkelin gjobiten dhe ndëshkimi në rast përsëritje shkon deri në mbyllje të biznesit, por kjo histori vijon prej disa vitesh.
Jane punet e Dakos keto arriti te shkaterronte Durresin 3500 vjecar. Katrahura Shqiptare personifikohet tek Dakoja anetar i lart i asambles Socialiste edhe pse Amerikanet i kane ndaluar hyrjen ne ShBA me justifikimin si pjesemarres ne aktivitete te medha kriminale.
PërgjigjuC'FARE QEVERIE ,,,KANE 30 VJET QE E KANE KANALIN E UJRAVE TE ZEZA MES PER MES GOLEMIT,,,KY ESHTE TURIZMI QE PROMOVON EDI RAMA DHE KLOSI,,,...///
PërgjigjuAs e ka mendjen njeti fare te mjedisi!!!Mafia e guroreve dhe furrave te gelqeres po e mbyt Uren Vajgurore me tym zifti e gelqere po as deputetet, ministri i mjedisit e bashkia nuk duan ti ndalojne! Ata bejne miliona euro, pushteti merr pjesen dhe populli paguan pasojat!
Përgjigju