Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa detaje rreth gjendjes shëndetësore, pasi u diagnostikua me kancer gjiri. Artistja 37-vjeçare ka vendosur të flasë hapur për ndryshimet që ka pësuar trupi i saj pas operacionit për heqjen kirurgjikale të gjirit. Ajo publikoi fillimisht një video, ku tregonte se që nga ndërhyrja për shkak të kancerit të gjirit, ka filluar t’i bien flokët.
“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Siç e shihni, flokët i kam shumë kaçurrela. Do t’i rregulloj vetë flokët dhe grimin. Flokët po më bien në mënyrë të çuditshme që pas operacionit,” shprehet ajo.
Jessie J bëri të ditur se kanë kaluar tashmë pesë javë që nga ndërhyrja kirurgjikale, dhe megjithëse procesi i rikuperimit ka qenë sfidues, ajo shprehet se ndihet më mirë.
“Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”, tha këngëtarja.
Ajo pranoi se është e vetëdijshme që nuk mund të përballojë gjithçka vetë, por dëshira e saj më e madhe është që gjithçka të ecë sa më mirë për të, për veten, djalin dhe fansat e saj.
Komente
