Cristian Shpendi firmos rinovimin e kontratës

Sport

Në ‘lupën’ e klubeve të Serie A, Cristian Shpendi firmos kontratën e re në Itali

5 Dhjetor 2024, 14:51| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 14:54

  • Share

Cristian Shpendi ka rinovuar kontratën me skuadrën e Cesenas në Serie B të Italisë deri në vitin 2028.

21-vjeçari i Shpresave këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në 14 paraqitje dhe shumë klube në Serie A, përfshirë dhe Fiorentinën e Napolin janë pas tij.

‘’Cesena FC njofton se ka zgjatur marrëdhënien e saj sportive me sulmuesin Cristian Shpendi deri më 30 qershor 2028. Pasi mbërriti në sektorin e të rinjve në verën e vitit 2019, sulmuesi i lindur në vitin 2003 fillimisht luajti në ekipet U-17 dhe Primavera, përpara se të bënte debutimin e tij në ekipin e parë në fillim të sezonit 2021/2022.

Ndër protagonistët e fitores së kampionatit të Serisë C 2023/2024, me fanellën e Cesena FC ka shënuar 35 gola në 80 paraqitje të përgjithshme deri më sot. E gjithë familja e Cesena FC i uron fat Cristianit, ndërsa ai vazhdon aventurën e tij bardh e zi’’, njofton Cesena.

Forma e mirë ka bërë që shumë klube të jenë pas tij, ndërsa Cristiani në një bisedë të fundit ka thënë se priste një ftesë nga Sylvinho dhe se do e mendonte nëse Italia do e telefononte për një shans në kombëtare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?