TIRANË- 14, 259, 788 lekë (14.3 mln lekë) i kanë kushtuar buxhetit të shtetit, shpenzimet e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë përgjatë muajit Maj të këtij viti. Referuar shifrave të bëra transparente në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi përfitimet e deputetëve për muajin maj 2022, këto janë shifrat e parave që kanë kaluar në llogaritë përkatëse bankare.
Sipas tabelës së Kuvendit të Shqipërisë, deputeti më përfitimet më të larta për muajin Maj, rezulton të jetë, Gledis Celiku, deputeti i PSD.
Shifrat tregojnë se shuma mujore neto e depozituar në llogarinë Bankare të Celikut është 189.900 lekë, e cila përfshin rimbursim për karburant në vlerën 40, 000 lekë, rimbursim për shpenzime telefonike në vlerën 17,000 lekë, pasuar nga shpenzimet për dieta dhe udhëtimet brenda vendit, në vlerën 75, 200 lekë, shtuar vlerën 24,000 lekë për honoraret e mbledhjeve të komisioneve të përhershme. Po ashtu ai ka përfituar edhe rimbursim për qira banese, 35.000 lekë, përfshirë edhe rimbursimin e pasaportës diplomatike me vlerë 75.000 lekë.
Deputeti numër dy me përfitimet më të larta është socialistja Pranvera Resulaj, deputetja e Vlorës, ku shuma mujore neto e përfituar rezulton në vlerën 183, 100 lekë. Nga Opozita e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi rezulton të ketë përfituar në kuadër edhe të shpenzimeve një vlerë përfundimtare prej 182,400 lekësh.
Por mospjesëmarrja në aktivitetet parlamentare ka penalizuar disa prej deputetëve të parlamentit të Shqipërisë, duke kryesuar listën deputeti demokrat Alfred Rushaj, i cili për gjatë muajit Qershor ka përfituar një pagë mujore deputeti prej vetëm 65, 000 lekësh, i ndjekur nga demokrati Fatjon Veizaj me një vlerë prej 79,348 lekësh.
Pasaporta diplomatike, me vlerë 75.000 mijë lekë është një tjetër shpenzim që deputetët e parlamentit të Shqipërisë, Agron Duka, Gledis Celiku, Pranvera Resulaj dhe Lindita Metaliaj kanë bërë shpenzimet me paratë e buxhetit të shtetit.
Ndërsa deputetët e rithemelimit Luan Baci, Luaciano Boci, Ilir Topi, Ina Zhupa dhe ajo socialiste Anila Denaj, janë rimbursuar nga administrata edhe për faturat e Hotelit gjatë muajit Maj. Ndërkohë të gjithë deputetët e parlamentit, rimbursohen çdo muaj me një vlerë prej 17000 lekësh për bisedat telefonike, për qiratë e shtëpive në vlerën 35000 lekë dhe rimbursim karburanti në vlerë prej 40, 000 lekësh.
Gjynah kan nevoj te shkretet,na takon tjua japim nje dore. Lodhen shum,ka nga ata as jua dim emrin se zsrin Jo e jo. Parlamenti i shqiperis duhet te ket Jo me shum se 100 vende.
Përgjigju