Dëshmori i Atdheut, Saimir Hoxha dhe Aldi Rama

Kronikë

Në makinë me Aldi Ramën kur ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha në Lezhë, Apeli lë në burg dy të rinjtë

27 Tetor 2021, 09:13| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 09:25

  • Share

Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë, nën komisar  Saimir Hoxhën, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë. Ndaj dy të rinjeve është ngritur akuza  “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

Në momentin e ndalimit të rinjtë kanë deklaruar se kishin shkuar në Vain për të konsumuar  hashash bashkë me të ndjerin që sulmoi oficerin e policisë, ndërsa kanë thënë se nuk kishin patur dijeni se ai ishte me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe se mbante arme zjarri me veten.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra teksa po kthehej nga një aksion antikanabis në Vain. Ai ishte bashkë me dy koleg të tij dhe gjatë kthimit konstatuan një automjet të dyshimet dhe e ndaluan për ta kontrolluar. Armando Marku dhe Kristjan Sherri iu bindën urdhrit të policisë për kontroll, ndërsa Aldi Rama qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxha, sapo ky i fundit i kërkoj mjetin e identifikimit.

Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Oficeri Saimir Hoxha u shpall 'Dëshmorë i Atdheut'.

Komento

Komente

  • Manipulimi: 27/10/2021 14:10

    Po gjyqtaret i kane syte ne balle qe te shohim kamerat e sigurise per veprimet e dy te rinjve?? Ku e perkrahen ata autorin dhe ku dhe kur do e kallezonin krimin e pretenduar te armembajtjes??? Po veprimet e paligjshme te policise i hetoi njeri??? Apo ju duhen deshmore dhe jo ligjshmeria. Mos i mbani njerezit ne burg kot dhe i dhunoni si rasti i shokut te tyre qe reagoi ne ate menyre se eshte krim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?