Kronikë

Zhdukja e Pecorellit, biznesmeni u ndihmua nga një prift shqiptar, në tetor do kthehej vetë në shtëpi, 2 emrat fals që përdori! Kafkë njeriu në makinën e djegur? Gjonaj: Në Pukë s'ka varr të dëmtuar

21 Shtator 2021, 11:54| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 14:23

  • Share

TIRANË- Francesco dhe Gusepe, janë emrat që ka përdorur Davide Pecorelli përgjatë 9 muajve që ka qëndruar i fshehur. Ai kishte planifikuar që në tetor të rikthehej në shtëpi, por plani i dështoi për shkak të një defekti që pati gomonia që ai përdorte në tentativën për t’u larguar nga ishulli Elba në Toskana deri në Montecristo. Për jetesën e tij në këtë ishull, ishte përgatitur mirë, pasi në dhomën e hotelit i janë sekuestruar disa revista dhe disa harta që lidhen me historinë antike të thesarit.

Fillimisht, për disa muaj ai ka qëndruar në një manastir, ku sipas burimeve të Report Tv, biznesmeni italian është ndihmuar nga një prift shqiptar. Nga sa është mësuar ky person mendohet ta ketë dërguar Pecorellin nga Shqipëria deri në një manastir në Medjugorje, në Bosnje Hercegovinë, ku ka qëndruar për disa muaj, siç e ka pranuar edhe ai vetë. Ndërmjetësimi mes Pecorellit dhe priftit shqiptar dyshohet të jetë bërë nga priftërinjtë të huaj. Problemet ekonomike e kanë shturë që të ndërtojë këtë skenar të denjë për një film Hollywood-ian.

"Vendosa të zhdukem sepse jam i mbingarkuar nga problemet ekonomike. Unë jam praktikisht i shkatërruar", ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje ballë për ballë me kryeprokuroren Raffaele Cantone.

Nga ana tjetër, në dosjen hetimore të zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorreli është konstatuar që në makinën e djegur është gjetur një kafkë njeriu, megjithatë, kryebashkiaku, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka pasur asnjë varr të cenuar. Në intervistën në Report Tv, Gjonaj është shprehur se sapo ka dalë lajmi, është bërë një kontroll të varreve në Pukë, nga ku nuk ka rezultuar asnjë i dëmtuar.

“Evidentimi në të gjitha varrezave në Bashki, dhe në bazë të një informacioni të përgjithshëm, ne nuk kemi asnjë cenim varresh, megjithatë, do ketë sërish kontrolle të vazhdueshme, nëse ka apo jo dëmtime të ndonjë varri”, tha Gjonaj i ftuar në “Sot Live në Shqipëri”.

Një nga akuzat që rëndojnë mbi Pecorrelin është edhe falsifikimi i dokumenteve, por për kryebashkiakun, nuk akt i tillë nuk është bërë në Pukë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shans që biznesmeni italian t’u afrohej pukjanëve. Si numri një i qytetit, Gjonaj e ka parë këtë ngjarje në një tjetër prizëm, si dëmtim të imazhit të Pukës që ai drejton, dhe thotë se zbardhja e të vërtetës e ka lehtësuar atë.

“Arrijmë në përfundim që është një akt kriminal që nuk mund të kryhet vetme, mbështetja është nga elementë kriminal, që i kanë borxh Pukës dhe pukjanëve, siç jemi të prekur për sipërmarrjen e atyre personave që e kanë marrë kryerjen e këtij akti kriminal në një vend që nuk ka pasur asnjë akt kriminal.

Ajo që më bën optimist se ky komunitet është i paprekshëm, nuk ka pasur mundësi që të futet në marrëdhënie individuale me asnjë pukjanë, ka marrë përsipër që të bëjë një tregti e cila vetëm ajo tregti nuk shkonte në Pukë, dhe nuk ka pasur shansin dhe mundësinë që të kontaktojmë me asnjë nga shërbimet në Pukë, ai ka studiuar ndershmërinë e pukjanëve, ka pasur kushtet ideale për të qenë i lirë.

Ne e pamë që në ditët e para që kjo ishte një lojë, një manovër, opinioni publik u pret edhe pse kishim besim te secili njeri se nuk janë këto pukjanët që janë mbështetës të një hapi të tillë. Megjithatë në kushtet kur elementë kriminal, ne shquhemi për traditën e bujarisë dhe nuk ndodh që një mik të pritet në besë. Të gjithë pukjanët kanë qenë shumë të prekur, u bë një punë shumë e madhe për të zbuluar të vërtetën”, tha Gjonaj.

Report Tv mësoi dje se prokuroria e Pukës ka vënë nën akuzë italianin Davide Pecorelli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh. Hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorellit të ndodhur në Janar të këtij viti në Pukë. Akuza për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në Rinas, ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda. Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë. Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh të shtunën pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana.

 

Detajet nga gazetari Sokol Dema dhe intervista e plote me Kryebashkiakun e Pukes

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/09/2021 21:52

    Genjen!Nje person qe pretendon se do kthehej ne Tetor ne shtepi,nuk ben nje inskenim te atille sic beri ky,me djegie makine e skeleti,me ID te re,fallso,etj.Nje pyetje kam:Nuk e dinte ky qe ADN e dhembeve te kafkes mund t'a nxirrte zbuluar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?