Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, bëri edhe një bilanc me kohën kur erdhi në qeveri. Kreu i qeverisë tha se në mandatin e katërt, do të rrisë pagën mesatare të përgjithshme në 1 mijë euro, ndërsa iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi tani vendi ofron më shumë mundësi.
“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija. 25 përqind kredi të këqija, dritë e kuqe që paralajmëron një rrezik të madh, që ne shqiptarët dhe shqiptarët e Greqisë e ka përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 për qind njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 15 mijë euro.
Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e 4. Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurt nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që unë them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se çdo të ketë këtu duke qëndruar këtu. Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis sektorit publik dhe privat është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro.”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al