Edhe pse vendi përballet ne Covid -19, lajmi i gëzueshëm vjen nga materniteti i Fierit ku vetëm në 10 ditët e muajt prill kanë lindur 35 bebe të shëndetshme.
Në maternitetin e Fierit për periudhën Janar -10 Prill kanë lindur 320 bebe, ndërsa në muajin Mars-10 prill në këtë maternitet kane lindur 122 foshnje.
Nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Ramadan Cepele tha për Report TV se në këtë situatë të vështirë, fatmirësisht ka dhe lajme të tilla të gëzueshme. Ai siguroi se fëmijët dhe nënat janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe se nuk është shënuar asnjë rast vdekje.
"Ky është një lajm i gëzueshëm pasi për vet faktin se këto muaj kanë qenë të vështirë për shkak të COVID-19. Vetëm në 10 ditët e para të muajit Prill ka patur 35 lindje, kurse për muajin Marsin kanë lindur 87 bebe. Gjatë këtyre lindjeve nuk ka patur ndonjë rast vdekje apo probleme", tha Cepele