Mateo Çipi dhe Blessing Eleke

Sport

Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë

24 Janar, 11:42| Përditesimi: 24 Janar, 11:44

  • Share

Partizani ka zyrtarizuar blerjen e dy lojtarëve. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Mateo Çipi dhe sulmuesin Blessing Eleke.

20-vjeçari Mateo Çipi do të jetë pjesë e të kuqve për 4 vite e gjysmë.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të Mateo Çipit nga ekipi slloven Triglava. Qendërmbrojtesi i talentuar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë për 4 vite e gjysëm. 20 vjeçari Çipi njëkohësisht kontigjent edhe i ekipit tonë përfaqësues U-21 shihet si pjesë shumë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit’’, shkruajnë Demat.

28-vjeçari Eleke eksperiencën e fundit e ka me Istiqol në Taxhikistan, ndërsa më parë ka luajtur me skuadra të njohura, në Belgjikë apo Turqi.

‘’FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Blessing Eleke. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave te disa prej ekipeve mjaft me emër në arenat europiane. Qendërsulmuesi 28 vjeçar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në  merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit ofensiv të ekipit’’, tregon klubi i kuq.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?