Në foto Bashkia Tiranë dhe SPAK

Kronikë

Në më pak se 1 muaj, SPAK sekuestron 100 telefona/ Dosje korrupsioni dhe krimi, bastisen zyrat e bashkisë

24 Maj, 15:51| Përditesimi: 24 Maj, 15:55

  • Share

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.

SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.

Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.

Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.

WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme./Weblajm.com

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?