Kombëtarja ka mbyllur këtë të enjte ditën e katërt të stërvitjeve për sfidën në Ligën e Kombeve kundër Izrealit, pasi të premten në mëngjes do udhëtojë në transfertë. Kuqezinjve të Reja-s u kërkohen vetëm 3 pikët dhe shpresat e shumë shqiptarëve janë te ‘bomberi’ Armando Broja.
“Vetëm fitoren dhe 3 pikët kemi në mendje. Presion dhe emocione nuk kam sepse kam luajtur futboll që 3 vjeç,”-u shpreh Armando Broja, futbollist i kombëtares.
Në qershor kur u mposhtëm nga Izreali në grup Qazim Laçi mungonte, ndërsa tani mesfushori i cili është pjesë e elitës së futbollit francez premton se situate do jetë ndryshe.
“Besoj se mund ti japë fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa. Duam të jem agresiv dhe ky është edhe futbolli që i pëlqen trajnerit. Në stërvitje kemi punuar për ti bërë presion kundërshtarëve sa më lart të jetë e mundur,”-deklaroi Qazim Laçi, futbollist i Kombëtares.
Pas 2 ndeshjeve Shqipëria renditet e tretë me 1 pikë në grupin e Ligës së Kombeve, ndërsa për të kapur vendin e parë që të jep mundësinë për të shkuar në Europian duhet me patjetër fitorja kundër Izrealit dhe minimalisht barazimi të martën kundër Islandës.