Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti prashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në një intervistë për Report Tv meteorologia Anira Gjoni tha se mot me shtrëngata dhe reshje shiu pritet që të ketë pas orës 13:00 të ditës së sotme.
‘Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të jenë sërish prezent moti me shtrëngata dhe reshje shiu. Për ditën e sotme presim rreth drekës që të kemi serish shtrëngata dhe stuhi në zonat lokale, përgjithësisht do të jenë të përhapura në të gjithë vendin. Nuk do të kemi ulje temperaturash, por nuk presim të kemi një rënie drastike.’- tha Gjoni.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parshikohen:
në zonat malore 14 deri 29°C
në zonat e ulëta 17 deri 32°C
në zonat bregdetare 18 deri 32°C