Kronikë

Në Mëzez një qendër për të miturit e përfshirë në krim, shans për ta nisur nga e para

12 Gusht, 17:55| Përditesimi: 14 Gusht, 16:51

  • Share

Kushdo mund të gabojë kur është i mitur. Por a ka sistemi ynë penal vërtet një rrugë kthimi efektive për ta?!

Në fshatin Mëzez të Tiranës, po ndërtohet një institucion ku gabimet nuk dënohen me burg, por shndërrohen në mundësi.

Një model i marrë nga vendet më të zhvilluara, ku autoritetet thonë se të miturit do të marrin arsim, trajnim, mbështetje psikologjike e shansin për të nisur nga e para.

Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve që po ndërtohet në Shqipëri është i pari në rajon dhe i dyti në Evropë pas Francës, ku tulla u parë u vu vetëm pak javë më parë, sipas drejtoreshës së Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, do të nisë funksionimin vitin tjetër.

“Instituti do të funksionojë si një qendër polifunksionale. Jo thjesht vendqëndrim, por një hapësirë ku të miturit do të mësojnë, do të trajnohen, do të shprehin emocionet. Çdo i mitur do të ketë një program individual të rehabilitimit, të ndërtuar mbi nevojat e tij specifike. Do të ketë psikolog, mësues, edukator, mentor... dhe asnjë nuk do të trajtohet njësoj si tjetri ne varësi te tipologjisë së veprës penale që ai ka kryer”, thotë drejtoresha Klaudia Hasanllari.

Klaudia Hasanllari thotë se ndërtimi i institutit nuk do të zëvendësojë burgjet për të mitur, siç është ai i Kavajës. Por në këtë institucion do të strehohen ata të vegjël, të cilët kanë kryer një vepër penale por gjykata nuk ka dhënë masë me burg por një masë alternative

“Trajtimin e të miturve në qendra të hapura në bashkëpunim me qendrat komunitare, sigurisht jo për veprat e renda penale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të cilat gjykata vendos masën e arrestit me burg. Këto vendime do të vazhdojnë të ekzekutohen në institucionin përkatës të ekzekutimit të vendimit penal”.

Ky institucion do të jetë një strukturë gjysmë e hapur, ku të miturve të dënuar nga gjykatat do t’u ofrohem shanset për riintegrim të plotë në shoqëri.

Bazuar në të dhënat e gjeneruara nga Sistemi i Integruar i Drejtësisë Penale për të Mitur për vitin 2024, numri i fëmijëve që kanë pasur një masë sigurie të arrestit me burg ka qenë 27, por kanë qenë 835 procedimet penale të regjistruar për të mitur.

Shërbimet sociale pranë bashkive dhe strukturat e linjës kanë nevojë për mbështetje me shërbime konkrete dhe të aksesueshme në kohë të shpejtë, si dhe profesionistët për një koordinim të trajtimit me programe të specializuara.

Instituti po ndërtohet në një sipërfaqe prej 9000 m katrore, në të cilën po krijohen 7 objekte multidisiplinare për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Në një kohë kur burgjet mbushen më shpejt se shkollat, ky institucion është një sinjal se ndoshta po zgjedhim një rrugë tjetër. Një rrugë që nuk fillon me pranga, por me besim se edhe ata që gabojnë, meritojnë një mundësi për të ndryshuar.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/08/2025 02:34

    Ne kohen e Xhaxhit,arsimi i detyrueshem ishte,ne fillim 8-vjecarja,me vone dhe gjimnazi,por ama krime nga te miturit kishte dhe atehere,por ishte dhe /shkolla e riedukimit/ sic quhej.Mendoj qe rikrijimi i saj,pavaresisht emrit te ndryshuar e ndoshta dhe modelit, eshte ide e mire,por duhet shume me teper te ndryshosh mendesine e nje populli e rrjedhimisht te luftosh dhe krimin,sidomos te moshat e reja.

    Përgjigju
  • Antonio: 14/08/2025 18:45

    Ore po vemdosni arsimin e detyrueshem edhe skeni nevoj per kampe riedukimi. Ke do fusi ai qe e projektoj zahon se nuk ngeli me femij ketu. Nuk ngeli shkurre me nga zjarri jo me femij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?