Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në atë që quhet 'votim i hershëm' duke hedhur votën me postë për Kamala Harris.
Sipas mediave amerikane, ai raportohet se ka votuar për zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten e demokratëve për presidente, e cila vjen nga partia ku vetë Carter ka bërë pjesë.
59-vjeçarja ka siguruar mbështetjen edhe të ish-presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama.
Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor, por në disa shtete ka filluar procesi i votimit, i cili njihet edhe si “votimi i hershëm”.
Vetëm pak muaj më parë, nipi i Carter tha se ish-presidenti tashmë 100-vjeç shpreson të jetojë deri sa të nisë procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale amerikane.