Portieri gjerman Manuel Neuer

Në moshën 38-vjeçare dhe pas 15 vitesh te Gjermania, Manuel Neuer tërhiqet nga kombëtarja

21 Gusht, 16:32| Përditesimi: 21 Gusht, 16:42

  • Share

Manuel Neuer (Nojer) është senatori i radhës që ka bërë publik vendimin për të mbyllur karrierën me kombëtaren e Gjermanisë. Portieri i ‘panzerave’, i cili mbrojti katërkëndorin për herë të fundit në Evropianin e Gjermanisë, luajti në total 129 ndeshje me kombëtaren, ndërsa tërhiqet në moshën 38-vjeçare.

Neuer është lojtari i katërt që njofton dorëheqjen nga Gjermania pas Evropianit, teksa fillimisht e bëri Toni Kroos i cili gjithashtu vari këpucët përgjithmonë në gozhdë. Të njëjtin vendim sa i takon kombëtares mori edhe Ilkay Gundogan dhe Thomas Muller, ndërsa Nuer tani ka kontratë edhe 1 vit me Bayern Muynchen.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?