Fifi dhe partneri i saj

Në muajt e fundit të shtatzënisë, zbulohet gjinia e fëmijës së Fifit

22 Janar 2023, 21:06| Përditesimi: 22 Janar 2023, 21:07

  • Share

Dashuria e Filloreta Raçit dhe Adis Patushit do të bekohet me një fëmijë. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënnë për herë të parë.

Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

Së fundmi, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se këngëtarja do të sjellë në jetë një vajzë.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?