Foto ilustruese

Në mungesë të krahut të punës Italia aprovon draftin, do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

8 Korrik 2023, 15:08| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 15:10

  • Share

Mungesa e punëtorëve në Itali ka detyruar qeverinë italiane të aprovojë draftin i cili parashikon që në tre vitet e ardhshme të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj.

Qeveria Meloni ka aprovuar drafti i cili titullohet "Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj", parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023,  151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Mediat vendase raportojnë se vendimi është marrë për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë punëtorë e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Sa i përket aplikimeve për punësim në Itali, organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar do të bëjnë shpalljet dhe do të merren me mbikëqyrjen dhe rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Dy sektorët më alarmues për mungesë fuqie punëtorë janë turizmi e bujqësia, por vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enver Rama: 08/07/2023 17:23

    Ishalla se ka para Rama kete lajmin se ska per ti dhene me diplome askujt

    Përgjigju
  • Turi: 08/07/2023 16:21

    Asnje mos te shkoje se dua ti shikoj pastaj cfare do bejne pa te huajt ata legenat qe i shajne gjithmone te huajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?