Ky bust i Papa Klementit të XI-të, Albanit, iu dhurua sot Muzeut Historik Kombëtar, si nismë e Fondacionit që mban emrin e tij, që këtë vit shënon 20-vjetorin. Presidenti Zef Bushati tregon për realizimin.
Busti përbëhet nga mermeri i malit të Carraras, dhe është dhuratë e familjes Barattini. Vendosja e tij në Pavijonin e Mesjetës, u shoqërua dhe me një konferencë që evidentoi përmes kumtesave të drejtores së muzeut, Entela Çipës dhe studiueseve, krenarinë e Papa Klementit për origjinën e tij shqiptare, kontributin për vendin tonë sa i përket jetës kishtare e historiografisë dhe të tjera aspekte.
Në ceremoninë ku morën pjesë diplomatë, studiues e përfaqësues të komunitete të ndryshme fetare, Bushati foli edhe për vlerat pozitive që sjellë asocimi i emrit të Tiranës me Fondacionin e Papa Klementit.
Klementi i XI-të u zgjodh si Papë në vitin 1700 dhe qëndroi për 21 vjet në krye të kishës katolike.