Në Muze, një ekspozitë për krimet e Luftës në Kosovë, kuratori: Dëshmi vizuale e gjenocidit! 1600 të pagjetur, 22 vite pas, Serbia ende nuk është kallëzuar

2 Nëntor 2022, 15:04| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 09:47

  • Share

Në katin e dytë të Muzeut Historik, këtë të mërkurë nis të flitet për Kosovën. Dhuna e gjenocidi serb, është në fokus të ekspozitës “Mos harro”.

“Ekspozita mban emrin ‘Mos harro’ sepse kaluan 22 vite nga konflikti në Kosovë dhe ende vuajnë njerëzit duke mos gjetur më të dashurit e tyre”, thotë historiani Ragip Zekolli, kurator i ekspozitës.

Masakrat në Kaçanik, Krushë të Vogël, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke mbrojtur vendin, e deri tek rivarrimet e të gjymtuarit e luftës, vijnë si një formë e dëshmisë vizuale.

“Ekspozita ka mesazh të qartë, ka dhunën, terrorin, gjenocidin që është ushtruar në një popullatë të pafajshme e në këtë rast, unë do të doja ti dërgoja një mesazh shumë të qartë, atyre që mbajnë vendet kyçe. Sepse, edhe sot, pas 22 vjetësh nuk është bërë kallëzim penal për dhunën e ushtruar në Kosovë”, thotë Zekolli.

Ekspozita vjen e kuruar nga historiani Ragip Zekolli. Janë vetëm disa prej 2000 mijë fotove që ai ruan në dosjen e tij, e që prekin momente nga Lufta në Kosovë, përkrahja e ndërkombëtarëve. Si dhe plagën e hapur të 1600 viktimave, që ende mbeten të zhdukur.

“Kanë përfshihet ngjarjet nga bombardimet e NATO-ss, të 24 marsit 1999 dhe deri në fund shtatori. Atëherë kur Kosova, vuante, kur Kosova vinte era dhimbje, kur kishte vetëm kufoma dhe ishte shumë e vështirë të konceptoje jetën”, shton më tej.

Shqipëria shfaqet në këto imazhe përmes strehimit të shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës,  e tentativës për t’i integruar ata.

“Një prej shembujve është Lezha, ku pas dhunës në arsim, në bankat e saj u ulën afro 3 mijë të rinj. Dhe sot ajo shkollë mban emrin ‘Kosova’, si dhe i kanë vendosur këtë emër edhe një rruge, ndaj i shprehim mirënjohjen”, tregon historiani.

Ekspozita është çelur fillimisht në Kosovë, e pas Shqipërisë, do të japë mesazhin e saj në Maqedoni, e vende të tjera të Evropës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?