Unikatil dhe mamaja e tij

Në natën e Krishtlindjes, reperi Unikatil humb nënën: Asgjë nuk na e zbut dhimbjen që ndjejmë

26 Dhjetor 2022, 14:33| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 14:45

  • Share

Reperit i njohur, Unikkatil ka humbur nënën në natën e Krishtlindjeve. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i reperit përmes një postimi në Instagram.

Reperi shkruan se asgjë nuk e zbuti dhimbjen që ai ndjen, ndërsa shton se gjithmonë do ta kujtojë buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë.

“Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve.Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë, por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës së Gjurakovcit nē ora 13:00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, ka shkruar ai.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?