Kryeministri i Italisë Mario Draghi

Në nder të viktimave nga COVID-19, kryeministri Draghi viziton Bergamo, ‘Wuhanin e Italisë’: Ky vend është simbol i dhimbjes për të gjithë kombin

18 Mars 2021, 16:03| Përditesimi: 18 Mars 2021, 16:08

  • Share

ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi, ka zhvilluar një ceremoni në nder të të gjithë viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Draghi udhëtoi në Bergamo, provincën veriore që u bë e njohur si “Wuhani i Italisë”, pasi ishte një ndër pikat me të prekura për sa i përket pandemisë së COVID-19, një vit më parë.

“Ne nuk mund të përqafohemi por kjo është një ditë që duhet të ndihemi shumë pranë njeri-tjetrit”, tha ai në inaugurimin e një parku në nder të viktimave pranë spitalit kryesor, në Bergamo.

“Ky vend është simbol i dhimbjes për të gjithë kombin”, shtoi Draghi.

Dita e sotme në Itali,  i është dedikuar viktimave nga COVID-19, pasi një vit më parë u desh të ndërhynte ushtria, për shkak se numri i arkivoleve ishte shumë i lartë në Bergamo.

Draghi duke kujtuar me dhimbje numrin e njerëzve që humbën betejën me COVID-19,  tha se qeveria italiane do të vaksinojë 80% e popullsisë do deri në fund të prillit.

Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane për sa i përket pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj socio-ekonomike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?