'Në ndihmë të pensionistëve dhe familjeve në nevojë', Xhaçka: Po trokasim në çdo derë... Respektoni masat! Qëndroni në shtëpi!

27 Mars 2020, 20:15| Përditesimi: 27 Mars 2020, 20:25

  • Share

Vijon puna e forcave të armatosura dhe strukturave shtetërore për të shpërndarë ndihma për personat që kanë vështirësi ekonomike dhe të moshuarit e vetmuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video ku thotë që “me ndihmën e pushtetit vendor, prefektëve, punonjësve të shërbimit social, postës e mjekëve të familjes po trokasim në çdo derë të pensionistëve dhe familjeve në nevojë.”

“Respektoni masat e marra! Qëndroni në shtëpi!”, përfundon Xhaçka duke iu kujtuar edhe njëherë qytetarëve të kujdesen për sigurinë e tyre.

“Forcat e Armatosura dhe strukturat shtetërore nuk kanë qenë kurrë më afër komunitetit sesa këto ditë.

Me ndihmën e pushtetit vendor, prefektëve, punonjësve të shërbimit social, postës e mjekëve të familjes po trokasim në çdo derë. Jemi pranë pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë dhe kudo ku kemi identifikuar njerëz me histori dhe probleme të ndryshme që kanë nevojë për kujdesin tonë në këto ditë të vështira në atë që mund të konsiderohet operacion më i madh humanitar i kësaj dekade.

Ju lutem kujdesuni për sigurinë tuaj, të familjes dhe komunitetit ku jetoni. Respektoni masat e marra! Qëndroni në shtëpi!

#TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan Xhaçka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?