KORÇË-Një i ri është arrestuar pasi qarkullonte i armatosur, ndërsa u sekuestrua një pistoletë me krehër me 7 fishekë. I arrestuari është me inicialet M. A., i cili po lëvizte me mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”.
I riu duke parë se ishte vënë në ndjekje nga Forcat e Posaçme Operacionale hodhi në një kosh mbeturinash në lagjen nr. 4, armën e zjarrit pistoletë tip “Glock” me 7 fishekë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
I riu është me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër pronës e sigurisë publike. Materialet i referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.