Kontributet e derdhura në fondin e sigurimeve shoqërore vijojnë të jenë të pamjaftueshme për të paguar të gjithë pensionistët në vend. Edhe pse vjet të ardhurat e mbledhura për këtë skemë arritën në 1.9 miliardë euro, ato nuk mjaftuan.
Bazuar në shifrat zyrtare te Institutit të Sigurimeve Shoqërore deficiti i skemës në vitin 2024 zbriti në 0.68% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.79% që ishte në vitin 2023. Nëse marrim në konsideratë që prodhimi kombëtar në 2024-ën ishte afro 25 miliardë euro sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rezulton se fondi që ka shkuar për skemën e pensioneve të jetë rreth 180 milionë euro, praktikisht në vlerë është rritur.
Sipas hulumtimit të dokumenteve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që prej vitit 2014 kur u hartua kjo skemë pensionesh e bazuar në kontribute dhe vitet e punës, buxhet i shtetit ka harxhuar afro 2.5 miliardë euro për të financuar sistemin e pensioneve.
Skema sipas ekspertëve vijon të jetë në deficit, për shkak se numri i pensionistëve rritet më shpejt se ai i kontribuuesve. Vjet u shtuan si kontribuues 16,939 persona, dhe po aq u rrit edhe numri i pensionistëve të rijnë. Kështu, në vend kemi 843 mijë kontribuues dhe 721 mijë përfitues/pensionistë.
Aktualisht për të paguar 100 pensionistë duhet të kontribuojnë 116 të punësuar, ndërsa raporti në 2023 ishin 117 të punësuar për 100 pensionistë. Emigrimi i fuqisë punëtore, punësimi në të zezë dhe nëndeklarimi i pagave janë shkaqet kryesore që skema e pensioneve vijon në deficit.
Pensionet janë kthyer edhe në ‘kalë beteje’, për të gjitha forcat politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Socialistët premtojnë pension minimal 200 euro dhe maksimal 400 euro, po kaq premtojnë edhe demokratët me programin e tyre të ‘dhembshurisë’. Edhe partitë e vogla premtimet i kanë në të njëjtat shifra, duke i qëndruar edhe propozimit të kahershëm për përcaktimin e ‘minimumit jetik’.
Komente

Ulni moshen e daljes se pensjon dhe rritni pensjonet ndryshe nuk i leshon njeri verdet e punes.Kane nga 20-30 vjet e mos me teper qe njerezit kane zene vendet e mira te punes ne cdo sektor dhe nuk i leshojne me dhe pasi kan mbush moshen per te dal ne pensjon!Ateher ne per cfare te rrime ketu per kamarjer banakjer akoma?!!!!
PërgjigjuQe ne Shqiperi ka evazion fiskal kjo dihet.Qe kontributet e sigurimev nuk paguhen dihet.Por ajo qe nuk analizohet eshte fakti se:Nga 2.4 milion banore qe jetojne ne Shqiperi rreth 1/3 jane pensioniste.1/3 jane nxenes e studente.Atehere ,sa jane te punesuar?Raporti eshte nje punonjes paguan per nje pensionist.Lufta per pushtet po na thote rritje pa fund te pensioneve.Nga do te vine parat?Pa tjeter do te marr nga buxheti.
PërgjigjuBuxhetin e hanno deputetet nuk e di se cfar prodotte ato e jo penaionistet
Përgjigju