Vora është shpallur kampione në Kategorinë e Parë dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e elitës së futbollit në vend, ndërsa në dy javët e mbetura gara do jetë për vendin e dytë dhe zonën play-off, si edhe atë play-out.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë tanimë me dije edhe kalendarin e dy raundeve të mbetura në të Parën, me ndeshjet që luhen në një ditë dhe në një orar.
Java e 32-të do të luhet të dielën më 13 prill, në orën 15:00, ndërsa java e fundit (java e 33-të) do të zhvillohet të dielën e 20 prillit, po në orën 15:00. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Superligë.
Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të renditur në Superligë.
JAVA 32
Flamurtari – Erzeni, 13.04.2025 15:00
Besa – Vora, 13.04.2025 15:00
Burreli – Valbona, 13.04.2025 15:00
Pogradeci – Kukësi, 13.04.2025 15:00
Kastrioti – Apolonia, 13.04.2025 15:00
Lushnja – Korabi, 13.04.2025 15:00
JAVA 33
Apolonia – Lushnja, 20.04.2025 15:00
Erzeni – Kastrioti, 20.04.2025 15:00
Vora – Flamurtari, 20.04.2025 15:00
Kukësi – Burreli, 20.04.2025 15:00
Korabi – Pogradeci, 20.04.2025 15:00
Valbona – Besa, 20.04.2025 15:00
Renditja në Kategorinë e Parë
Komente
