Në nominim katër vajza, kush është banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP

24 Mars, 08:37| Përditesimi: 24 Mars, 08:39

  • Share

Vesa Smolica është banorja që u largua shtëpia e Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim së bashku me Rozën, Françeskën dhe Ledionën.

Të treja vajzat arritën të kalonin me sukses edhe këtë nominim, por Vesa ndërpreu rrugëtimin e saj, pasi publiku vendosi.

Pas daljes, ajo komentoi në studio edhe dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother.

“Ishte reagimi nervoz. Me Romeon e kishim diskutuar. Në një moment të caktuar mendova se më kishin përdorur mua siç kishin përdorur Françeskën. Në momentin që Romeo ma konfirmoi që nuk ishte e vërtetë, drejtova gishtin nga Heidi. Heidi ka përdorur Julin? Absolutisht. Heidi po del në pah si lojtare. Kur gjithë shtëpia kishte bërë me gisht nga ajo, unë e mbrojtja. Edhe pse dola këtu si viktimë…

Komentin anaonim mendoj se e kishte bërë Heidi, siç ja bëri dhe Françeskës. Juli i përdor vajzat? Xhelozon se i ikin nga duart. Nuk i shfrytëzon, por ato i shkojnë nga pas.

Patjetër që gjithësecili prej nesh kur sakrifikon diçka jashtë për t’u futur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri synon finale. Nuk më ka ngelur pishman asgjë. Kam njohur njerëz shumë të mirë në shtëpi. Mendoj se kur të jemi jashtë do të kemi një miqësi shumë të madhe. Big Brother më dha mundësi për të treguar një Vesë tjetër. Big Brother VIP se kush e fiton, jam mes Romeos dhe Julit, për një fije shumë të hollë”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?