Projekti i ngritjes së dy godinave të reja në QSUT, parking dhe hotel

Sociale

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

16 Janar, 17:48| Përditesimi: 16 Janar, 18:07

  • Share

Tiranë- Në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" do të ngrihen dy ndërtesa me 5 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Bëhet fjalë për një projekt ku një prej ambienteve do të shërbejë për parkimin e mjeteve dhe një tjetër si hotel.

Prokurimi ka përfunduar prej muajit tetor të vitit të kaluar kur u zhvillua gara mes 10 operatorëve dhe fituesi u shpall në muajin Nëntor 2024. Projekti përmban një afat prej 36 muajsh zbatimi që nga komenti i firmosjes së marrëveshjes kuadër (3 vjet) dhe një fond buxhetor prej 16 milardë lekësh.

Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore IVR (Programi Infrastukture Vendore Rurale) për periudhën 2024-2026, sqaron databaza antikorrupsion "Open Data Albania", teksa jep dhe detaje për këtë procedurë prokurimi.

Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës.

Ajo do të pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës. 

Kurse ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë, që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit.

“Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shume nivele në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë (QSUT)”. Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore IVR (Programi Infrastukture Vendore Rurale) për periudhën 2024-2026”, thuhet në shpalljen e procedurës së fituesit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/01/2025 03:14

    Po fitimet e prona e hotelit kujt do t'i perkasin,spitalit,apo ndonje /investitori strategjik/?

    Përgjigju
  • kola: 17/01/2025 02:22

    NUK BEHET PARKINGU AFER HOTELIT,,,E KENI GABIM,,,,SEPSE PARKINGU KRIJON NDOTJE E TYM....DUHET TE JENE 50 M-100 M LARG....HOTELIT..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?