Edi Rama ka zbadhur bisedën Arben Gjatën për ekipin e mjekëve të QSUT që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e apendecitit të kreut të qeverisë. Kur Arben Gjata i tha se do të ishte edhe ish ministri i Shëndetësisë pjesë e ekpit, Rama kishte reaguar duke thënë: ‘Larg qoftë Nard Ndoka’.
“Unë isha shtrirë kur profesor Gjata erdhi dhe tha; ‘’kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie’’. Unë thashë largqoftë Nard Ndoka dhe pastaj pashë ju dhe për hir të së vërtetës për arsye të shefes sime të kabinetit që mesa kam mësuar ju njeh prej shumë kohësh, që nga koha e studimeve mbase dhe flet me një respekt të jashtëzakonshëm, kur u bë ajo qeveria që unë në fakt nuk mora pjesë në asnjë mbledhje, s’jemi takuar asnjëherë as si kryeministër dhe as si ministër, tha, po të paktën një profesionist i lartë, i hajrit, kështu që e para”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Heqja e apendicitit, Ramën e operoi ish-ministri i 'Qeverisë teknike', përfaqësues i PD! Kryeministri: Më tha shefja e kabinetit që je profesionist i hajrit
//ReportTv.al