Që Sali Berisha të mos e arrijë ‘shkrirjen’ e SPAK këtë qëllim, Edi Rama kërkon që PD të mos votohet më 11 maj. Por në kampin opozitar, po kristalizohet ideja se drejtësia duhet korrigjuar dhe filtër për këtë, duhet të jetë Komisioni i Venecias.
Jorida Tabaku tha se skanimi nga ky institucion ndërkombëtar do të përfshihet në programin elektoral të Partisë Demokratike.
'Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën por edhe infrastrukturën e sistemit. Për zbatimin e saj. Ka nevojë të shohim çështje kanë krijuar problematikë dhe ngërç. Sa vite duhen sot për një çështje civile? 15? Sa është stoku i dosjeve?', tha ajo.
Kjo ide merr kështu mbështetje edhe nga zërat e moderuar të PD-së, si kryetarja e Komisionit të Integrimit, pasi më herët e kish mbështetur nga qelia, Ilir Meta, dhe nga Monika Kryemadhi, e cila, teksa është nën hetim nga SPAK, tha se ky institucion e mbylli misionin.
Jorida Tabaku refuzoi përpara gazetarëve të vendosë shenjën e barazimit mes protestave të PD para SPAK-ut, dhe tubimit të mbështetësve të Veliajt.
'PD i ka ngritur shqetësimet e veta. Edhe ne kemi protestuar atje. Por janë dy gjëra të pakrahasueshme me njëra-tjetrën, një grup njerëzish të lirë që grupohen atje pa prekur as gardhin e institucionit, dhe nga ana tjetër një bandë e paguar që shkon e sulmon një institucion', tha ajo.
Komisionit Parlamentar i Integrimit i dha dakordësi qeverisë, për të hapur dhe dy grup kapituj të tjerë negociatash me BE-në. Nga 6 grupe, janë pa u hapur vetëm dy.
Komente

Kryehajdutja Balona Tabake tani ka filluar tē lefi se e shef qē ska shanc tē bohet deputete.
Përgjigju