‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’: Dëgjoni dhe popullin se djalli s’është aq i zi sa duket

4 Maj, 13:13| Përditesimi: 4 Maj, 14:14

  • Share

Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë janë bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Me batuta kryesocialisti i cilëson demokratët si të ‘socializum’, ndërsa ato pohojnë se kanë votuar për PS-në për shkak të punëve të mira që janë bërë në Vorë.

Një prej tyre thotë se kishte përshtypje ndryshe për Ramën, që sipas tij nga ekrani dukej një njeri i ngrysur, por që tashmë mendon se është tjetër njeri. Me humor Rama, iu përgjigj duke i thënë se duhet të dëgjojë ndonjëherë ‘popullin se djalli s’është aq i zi sa duket’.

Rama: Ja ku jemi në Vorë mbasi kemi hapur dyert e një Vore të Rilindur një lagje e re si në mes të Tironës s’ku të gjitha shtëpitë u dhanë falas si një pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti. Më kanë mësy në derë demokratët e socializum.

Demokrati 1: S’kam bo gjë. Nga PD u bëra PS dhe me kartë të re, nga punët e mia që janë bërë në Vorë duhet shpërblyer!

Demokrati 2: Puna tregon vet, një miku im thotë në Amerikë s’ka republikanë e demokratë por kush punon, ai që punon merr votën. Në aparencë të jashtëm kur të sheh në tv dukesh sikur je i rëndë sikur nuk ke dhembshuri që nuk të qan hallet, por jo... je tjetër njeri!

Rama: Po dëgjo e ndonjëherë popullin që thonë djalli nuk është aq i zi sa duket.

Demokrati 3: Unë jam demokrat, por kam 3 vite që votoj për PS-në. Me punën që keni bërë Vora do të ecë akoma më parë. Unë jam i pari që s'e kam besuar, por Vora po bëhet akoma më mirë.

Rama: Sa më keni sharë!

Demokrati 4: Shumë kemi sharë. Kam sharë, por nga e mira. Jam kthyer me PS-në me zemër. Për këtë parti ka ndikuar shumë kryetari i bashkisë. Jam kthyer para se me e bo ju këtë punë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?