Kultura

Në parkun antik të Bylisit jehon kënga polifonike, mbahet edicioni i 12 i festivalit ‘Bylis Polifonia 2025’

13 Shtator, 17:54| Përditesimi: 13 Shtator, 18:00

  • Share

Tingujt e polifonisë, ngjizur mes gurëve të lashtë, e kthyen Bylisin në një skenë të gjallë arti dhe trashëgimie.

Sipas organizatorit të “Bylis Polifonia 2025”, Yzeir Llanaj, ky edicion shënon edhe 20-vjetorin e pranimit të polifonisë shqiptare në UNESCO dhe synon të mbajë gjallë këtë pasuri të rrallë shpirtërore, pjesë të identitetit kombëtar.

Për mjeshtrin e madh dhe anëtarin e jurisë së festivalit, Zhani Ciko, tranzicioni i vështirë i këtyre dekadave ka cënuar edhe këtë trashëgimi, ndaj festivali i këtij viti mbart edhe mesazhe për mbrojtjen e saj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, theksoi se festivali jo rastësisht mbajet në Parkun Arkeologjik të Bylisit, aty ku arti dhe historia ndërthuren në mënyrë unike.

Festivali vjen nën kujdesin e Shoqatës së Polifonisë Shqiptare, Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve vendore dhe për dy netë me radhë performojne 21 grupe polifonike nga trevat e jugut.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?