'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!

25 Prill, 14:07| Përditesimi: 25 Prill, 14:26

  • Share

Kanalet kulluese të ndotura nga plastika, bënë që një javë më parë vija bregdetare e lagjes numër 13 në Durrës të pësonte një masakër mjedisore.

Edhe pse pastrimi është kryer rregullisht, problematika e ndotjes vijon dhe për këtë drejtori i ndërmarrjes “Rruga” në bashkinë e Durrësit, Alion Hysko, fajëson qytetarët dhe subjektet e papërgjegjshme.

“Ne si ndërmarrje kemi në varësi kanalet kulluese në Bashkinë e Durrësit dhe kolektorin kryesor që lidh Shkozetin, plazhin, Spitallën dhe që vjen në hidrovorin e Porto Romanos. Kemi pasur probleme prej kohësh. Pastrimi i kanaleve vazhdon, janë në terren çdo ditë. Problemi nuk qëndron tek pastrimi, por tek qytetarët, banorët, bizneset që hedhin mbetje çdo ditë. Në bashkëpunim me dy ndërmarrjet, kemi në fokus mbetjet. Ka qenë fenomen që ka vazhduar, por ka goxha përmirësime”, tha Hysko.

Hysko thotë se disa raste janë denoncuar në polici e prokurori, megjithatë kërkon që të ndërmerren fushata ndërgjegjësimi, që ata të vetëm nuk ja arrijnë dot.

“Ne kemi bërë denoncime dhe kallëzime në prokurori me foto të subjekteve. Duhet të ndërhyjnë dhe institucionet e tjera sepse bashkia e Durrësit e vetme nuk mund të bëje asgjë. Duhet të bëjmë sensibilizim se ka ardhur koha që ajo qesja të hidhet në kosh. Ka ndërtesa që janë afër kanaleve dhe i hedhin nga dritarja. Ka shumë subjekte që hedhin gjatë natës. Duhet të bëjmë sensibilizim, i cili nuk arrihet të behet vetëm nga bashkia Durrës”, u shpreh drejtori.

Ndotja e kanaleve, përveçse bllokon grykëderdhjet, sjell edhe ndotje të ajrit dhe mjedisit.

“Në disa zona që kemi vend depozitim të mbetjeve, do marrim masa. Do vendosim bazamente për të mos hedhur koshat në kanal. Kemi raste që vetë banorët apo subjektet i hedhin në kanal pasi mund të hedhin në kosha mbetje që nuk lejohen të hidhen në kosh. Aktualisht ju po flisni për kanalin që lidhet me kantinën e pijeve që del në Plepa. Ai kanal nuk është në varësi të bashkisë Durrës”, tregoi ai.

Sakaq për ndotjen e një jave më parë, instancat përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaktarët kryesor dhe marrjen e një sërë masave që kjo ngjarje mos të përsëritet.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?