Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor

Kryeministri Edi Rama

Politikë

Në përvjetorin e 30-të të PS, të shtunën Rama mbledh Kongresin në 'Air Albania' e rizgjedh strukturat! Zbardhen detaje

9 Qershor, 22:31| Përditesimi: 9 Qershor, 22:47

Kjo është kosideruar java e zhvillimeve të "nxehta" të politkës për 2021. Të shtunën më 12 qershor mblidhet kongresi i PS në "Air Albania", në të njëjtën ditë me përvjetorin e 30-të të Partisë Socialiste.

Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori bëjnë me dije se Kongresi do të fillojë në orën 18:00 dhe gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit. Hapja do të bëhet me një video dokumentar për rrugëtimin e PS nga '91 e deri më sot.

PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Një analizë do ti bëhet dhe rezultatit të 25 prillit, pasi ndonëse PS ka fituar mandatin e 3 duke hyrë në histori, jo të gjitha strukturat kanë arritur rezultatin e parashikuar. Në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Asamble u shpreh se në Kongresin e Jashtëzakonshëm do të paraqitet vizioni "Shqipëria" 2030 si dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës të PS për mandatin e tretë, duke shtuar se PS do të fillojë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë. Deri më tani gjithçka duket gati dhe e mirëorganizuar për të shtunën e 12 qershorit.

Kongresi vjen pasi sot parlamenti votoi pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkaq edhe të dielën pritet të jetë një ditë e rëndësishme, pasi janë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, ku Lulzim Basha do të jetë përballë Fatbardh Kadillit, Agron Shehajt dhe Edith Harxhit. Janë demokratët ata që duhet të vendosin nëse do të rikonfirmojnë Bashën në krye të partisë apo do të zgjedhin drejtuesi të ri.

Be.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 10/06/2021 11:39

    Kongresi i PS dhe 30 vjetori i saj si firca me e nadhe politike dhe progresive jane ngjarje e madhe ,por zhvillmi i tij ne Air Albania me duket i hiperbolizuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?