Sport

Tifozët festë në Elbasan! Më në fund Shqipëria bind në lojë dhe rezultat! Mposht 1:0 Hungarinë! Reja: Fitore e merituar! Përlotet 'heroi' i ndeshjes: Krenar

5 Shtator 2021, 17:10| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 22:15

  • Share

Shqipëria siguron një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari dinjitoz si Hungaria, dhe rihap garën për kualifikim. Kuqezinjtë aktualisht renditen të dytët  në grup pas Anglisë dhe ndeshjen e radhës e kemi ndaj një kundërshtari modest si San Marino.

Kjo fitore erdhi ditën që u kthyen në stadium dhe tifozët të cilët ishin të shumtë në numër dhe mbështetën skuadrën në 'Elbasan Arena' për 90 minuta.

Goli erdhi nga 19 vjecari Armando Broja në minutën e 87 i cili pas një aksioni insistues shënoi me një gjuajtje jashtëzakonisht të fortë në shtyllën e parë duke mposhtur dhe portierin kundërshtar.

Këtë herë në minutat e fundit Shqipëria gëzoi dhe nuk u hidhërua siç i kishte ndodhur shpesh kur pësonim gol.

Kjo fitore është dhe historike pasi Shqipëria nuk kishte fituar kurrë ndaj Hungarisë. Në histori hyn edhe 19 vjeçari Armando Broja pasi shënoi për herë të parë kundër Hungarisë që nuk i kishim bërë gol asnjëherë.

Krenar dhe i përlotur, pas ndeshjes, Broja tha se i gjithë ekipi kishte luajtur shumë mirë. Trajneri Edy Reja po ashtu tha se gjithçka ishte e merituar për kombëtaren.

Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret e botërorit që do të zhvillohet vitin tjetër në Katar. Shqipëria nuk ka marrë pjesë kurrë më parë në finalet e një kampionati botëror.

Ora 21:15
Fitorja historike ndaj Hungarisë, Reja: Gjithçka e merituar, kemi bërë një ndeshje të mirë

Shqipëria mundi sot për herë të parë Hungarinë, me një gol të Armando Brojës që do të hyjë në histori. Trajneri i kombëtares, Edy Reja, ishte padyshim i lumtur pas ndeshjes, por nuk i kurseu kritikat ndaj Brojës.

Ai tha se lojtari i ri në moshë ka talent, por shtoi se kur "ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar"

“Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më parë pastaj erdhi ky gol që na liroi.

Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Vuajtëm sidomos në aspektin fizik, gjithçka e merituam se djemtë ishin të fokusuar me kokë dhe zemër.

Në fazën mbrojtëse kemi bërë një ndeshje të mirë, ndërsa përpara me episode, duhet të jemi më konkretë, kemi humbur disa mundësi të mira.

Nuk ka titullarë, ka shënuar edhe Cikalleshi. Çfarë të bëj? Të hedh Brojën, Cikalleshin? Ta shohim! Nëse vjen në formë e me kondicion, të shohim se si do të jetë me klubin. Nëse luan titullar duhet marrë në konsideratë.

Ai ka aftësi të rëndësishme. Ka një talent dhe hapësirë rritje nga mosha që ka, por duhet përmirësuar në shumë aspekte. Në kombëtare nuk është si klubi, aty ke kohë për gjithçka, por këtu nuk e ke këtë mundësi.

Çdo top që merr është një top që duhet ta luash, jo ta humbasësh. Duhet administruar më mirë topi. Ne kemi humbur shumë mundësi, edhe kur shënuam duhej të mbanim më mirë topin, jo ta hiqnim.

Një skuadër në avantazh duhet të luajë me më pak presion, por kjo është një ndeshje vendimtare. Po të humbej ishim jashtë, por sot u kthyem në garë dhe treguam se jemi të gjallë. Çfarë i thashë Brojës? I kam thënë vetëm pozicionin që duhej të mbante dhe sidomos të bënte të dy fazat me top apo jo, se në ato 20 minuta duhet të punojë për ekipin.

Ai bëri mirë, edhe duke gjetur pozicionet. Ai duhet të vihet në pozicion që t’u japë lehtësi mesfushorëve. Nëse ai e mëson edhe këtë… trajneri që ka tani nuk e vinte të luante se futbolli ka dy funksione. Kur ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar.

Kemi 28 lojtarë, me raste bëjmë zgjedhje me të tjerë. Të gjithë këtu, nuk ka titullarë e zëvendësues. Unë bëj zgjedhje. Nëse i pranojnë, mirë, përndryshe rrinë në shtëpi", tha Reja.

Ora 21:06
Shënoi golin historik ndaj Hungarisë, Armando Broja: I gjithë ekipi luajti mirë, jemi të kënaqur! Kur trajneri s’të fut, s’duhet të bëhesh me nerva

Armando Broja ka shënuar sot një gol historik për Shqipërisë, duke i dhënë kombëtares fitoren e parë ndaj Hungarisë. Ai nuk e fshehu lumturinë pas ndeshjes dhe emocionet, teksa i përlotur tha se ndjehej krenar.

 “Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.

Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.

Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin

A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”, deklaroi Broja.

Ora 20:52
Fitore emocionuese! Tifozët kuqezi ‘pushtojnë’ qytetin dhe festojnë rrugën e Shqipërisë drejt ‘Botërorit’

Pas fitores 1-0 me Hungarinë, tifozët kanë “pushtuar” rrugët e qytetit të Elbasanit duke e “veshur” edhe atë kuqezi.

Me flamuj nëpër duar, tifozët festojnë mbajtjen gjallë të shpresës së Shqipëria do të jetë në “Botëror”.

Pamjet emocionuese dhe gëzimi në fytyrat e qindra tifozëve janë sa 100 fjalë.

Ora 19:51
Shqipëria në avantazh, 19-vjeçari Armando Broja shënon ndaj Hungarisë

1630864262_Screenshot2.jpg

Kombëtarja shqiptare merr një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari dinjitoz si Hungaria. Goli erdhi në minutat e fundit të takimit nga i riu Armando Broja i cili shënoi falë një aksioni shumë të bukur personal dhe një gjuajtje të shkëlqyer.

Ora 19:24
S'është më drejtues qarku, por elbasanllinjtë i dërgojnë mesazh me dron në ndeshjen Shqipëri-Hungari:Taulant Balla, Elbasani të do

 

Taulant Balla mund të mos jetë më drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por duket se puna e bërë aty, ka lënë gjurmë te qytetarët. Mbrëmjen e sotme, në ndeshjen Shqipëri-Hungari, ata i kanë dërguar Ballës një 'mesazh' me dron, ku shkruhej: "Taulant Balla Elbasani të do".

Më 2 shtator, teksa prezantoi emrat e qeverisë së re, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Balla nuk do të jetë më drejtuesi politik i Elbasanit, duke e spostuar në Fier. Qarku i Elbasanit iu besua Damian Gjiknurit. Po ashtu Gjiknuri zëvendësoi Ballën edhe në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Ora 17:23
‘O sa mirë me qenë shqiptar’, tifozët kuqezi ‘pushtojnë’ rrugët e Elbasanit: Duam fitore!

Rrugët e Elbasanit “pushtohen” nga tifozët e zjarrtë kuqezi.

Të entuziazmuar për ndeshjen e sotme me Hungarinë, fitorja e së cilës është një shpresë për kombëtaren tonë në rrugën e saj drejt ‘Botërorit”, ata nuk kanë llogaritur as shiun!

Të sinkronizuar kërcejnë “O sa mirë me qenë shqiptar” me flamuj dhe borie nëpër duar, në mbështetje të skuadrës sonë.

Edhe përse koha nuk është në favorin të futbollistëve por as të tifozëve ata kërkojnë të etur fitore dhe këndojnë “Duam fitore, duam fitore”!

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 06/09/2021 07:24

    Janullatos,ky albanistani eshte vendi yne dhe quhet SHQIPERI,ne te pelqen apo jo ty ne pak na intereson,je nje skifoz grekofon .

    Përgjigju
  • Janullatos me mask shqiptari: 05/09/2021 18:06

    Bravo djema! (Ndonjehere komenti duhet filluar me nje doze patriotizmi ne menyre qe pjesa tjeter, ajo helmuese, te behet me e pranueshme.) Por po te ishin me te afte lojtaret skiptar do kishin shenuar dhe me shume gola. Fitore si kjo, me breke neper kembe, nuk ngjall shprese. Por edhe fitorja 1-0 eshte mire per Albanistanin e mjere... me kampjonat cope cope. Mos harroni qe sheep-taret jane komb i keputur... E them me zemer te thyer (hahahahaha!), por eshte FAKT! Komb pa histori dhe pa te ardhme. Eshte me fat Albanistani qe mercenaret e saj ende e duan kete vend te mjere, edhe pse ketu nuk ka asnje te ardhme dhe asgje per tu krenuar. Faleminderit djema, qe me kete fitore na bete te harrojm per pak caste se sa vend i qelbur eshte Albanistani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?