Dashi
Pas një periudhe paksa delikate dhe të paqëndrueshme për jetën tuaj në çift, më në fund do e stabilizoni situatën. Do jeni më të kuptueshëm dhe tolerantë. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse në çdo moment situata mund të dalë jashtë kontrollit.
Demi
Dielli do jetë planeti që do e mbrojë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Beqarëve do iu rrahë zemra fort për një person që për fatin e tyre të keq është në një lidhje. Financat duhet t’i mbani në gjendjen qe janë. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.
Binjakët
Jeta juaj në çift do kalojë në plan të parë gjatë kësaj dite. Do bëni çfarë të mundni që ta stabilizoni sa më parë situatën. Beqarët do jene me shumë fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do jenë të qëndrueshme, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund të tronditet sërish.
Gaforrja
Dita e sotme do jetë e mbushur me momente fantastike për ata që janë në një lidhje. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme kështu që shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqarë duhet të përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikojë mjaft në planin financiar. Do jeni të qartë sa shpenzime të kryeni.
Luani
Do i zgjidhni një pjesë të problemeve që keni pasur në çift kohët e fundit dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër tashmë. Edhe beqaret do jenë më të kujdesshëm me hapat që do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bërë sakrifica të rrezikshme vetëm për të pasur dikë në krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe te përballeni me surpriza te këqija.
Virgjëresha
Asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift, përkundrazi për disa do mbizotërojë rutina. Nga ana tjetër beqarët do kenë një ditë shumë energjike dhe të mbushur me takime të njëpasnjëshme. Gjithçka mund të ndryshojë për ta nëse vërtet e dëshirojnë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.
Peshorja
Në orët e para të mëngjesit jeta juaj në çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Beqarët duhet të tregohen realistë dhe te mos kërkojnë gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Në planin financiar duhet të shpenzoni me shumë maturi sepse situata nuk do jetë aspak e favorshme.
Akrepi
Jupiteri do sjellë fat në jetën tuaj në çift sot. Do i zgjidhni t gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët do kërkojnë në çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shumë më afër sesa ata e mendojnë. Financat do jenë goxha të stabilizuara.
Shigjetari
Kujdes mos e prekni partnerin në pikat e tij të dobëta sot sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të keni debate të zjarrta. Beqarët nuk do arrijnë dot ta gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe herë pas here do e vuajnë vetminë. Në planin financiar duhet ti merrni gjërat më seriozisht dhe të mos prisni përkeqësimin e situatës për të marrë masa.
Bricjapi
Mos krijoni iluzione të kota sot në jetën tuaj në çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë. Beqarët duhet të përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen dhe jo të mbyllen në vetvete. Vetëm në këtë mënyrë jeta e tyre mund të ndryshojë. Financat do fillojnë që sot të kenë disa përmirësime.
Ujori
Lidhja me partnerin do jetë më e mirë se kohët e fundit, megjithatë sërish disa çështje do mbeten të pazgjidhura. Beqarëve do iu shfaqet papritur një person interesant në pamje dhe që vlen me të vërtetë shumë ne çdo anë. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje, megjithatë gjendja nuk do jetë aq e keqe sa disa kohë më parë.
Peshqit
Asgjë e veçantë nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni një ditë të zakonshme, por fatmirësisht pa debate apo probleme. Beqarët do kenë njohje të reja me persona që vërtet ja vlejnë për t’u pasur ne krah. Merrni kohën e duhur para se te kaloni në një tjetër stad. Financat do kenë përmirësime falë një shume parash që do merrni nga familjarët.
Komente
