Edison Ypi

Në plazh

10 Korrik 2018, 19:11| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 19:15

  • Share

Kujtesa nga Prishtina ka rënë në dashuri me një çam nga Paramithia. Një lab nga Salaria në gjunjë dhe me lot në sy po ja lyp një Vjose nga Suhareka. Vigjilenti nga Kumanova po pi raki Skrapari me një Çartalloz nga Mokra.

Tu pi kafe e raki, një shijaks po do me ja dhon mbesën nuse për nipin një Etniku nga Peja. Labinoti nga Lipjani po bën muhabet tu tymos duhan të dredhur me një myzeqar nga Guri i Gomares. Një kolonjar po mundohet ta bindi një Agon nga Shtimja se baca kurvi ishte më vrasës se serbi.

Berati i Podujevës është marrosur pas një shkodraneje me bishtaleca dhe brekë pothuajse inekzistente. Kushtrimi i Malishevës, Visari i Vitisë, Vigjilenti i Leposaviqit, nuk e kanë problem se po digjen në diell. Thonë; nuk mundet me na ba keq Dielli i Shqypnis, sado me na djeg. Vlora nga Mitrovica dhe Patrioti nga Mallakastra e kanë tret vështrimin kah deti.

Flamuri i Drenicës shkon vazhdimishf në banjë se e ka zënë barku. Qurrat që dalin me furi nga hunda e Dardanit pi Podujeve formojnë një ylber me ngjyra që e shkrin së qeshuri Kadriun nga Dobërdalani. Hitleri nga Samadrazha po i thotë një tepelensi se komunistat duhen shkuar në hell.

Lasgushi nga Vaksinca duke u dridhur si fije bari po lodhet ta bindi një Peqins se poezia nuk vdes kurrë. Një pejane shalgjatë ka dalë topless. Vjosa nga Sharri ka vizatuar mbi bythë një shqiponjë në fluturim.

Komento

Komente

  • Xha barka: 11/07/2018 08:12

    Edison je gjeni

    Përgjigju
  • bled: 10/07/2018 19:58

    E forte!! Bravo Edison - pasqyre e vertete e ekstremiteteve krahinore te mbledhur ne 'plazh' te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?