Kuvend i Shqiperise

Opinion

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

24 Korrik 2021, 11:02| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 11:07

  • Share

Politikani i lartë u ngrit trembshëm nga brohoritjet në sallën e Kuvendit dhe pikasi se para tij ishte shfaqur ‘më i madhi’. Atëherë nuk diti ç’të bëjë… Ku të fuste duart? Ngrinte dhe ulte nga pak pantallonat… Ku të rrinte, më këmbë apo më b…?

Kthehej e shikonte lëpirazi ndenjësen e ngrohur… Gjithçka kishte lidhje me pantallonat: ndenjësja, e ulura, lëvizja e duarve, xhepat, rripi…

Më erdhi në mendje poema e Majakovskit, gati një shekuj të shkuar, me titull ‘Re në pantallona’, ku tallen torollakët, sytë e fryrë ‘si fuçi’, vëllai i Olios që nuk di më ku të futet; diletantë krimesh e maskaradash…

Denis Dyrnjaja, anchorman i programit ‘Top Talk’, teksa në sfond shfaqej sinkroni i Kuvendit të PD, më pyet në studio: ‘E vë re lëvizjen e deputetit dhe ish- ministrit kur papritur hyn Berisha në sallë?… Si e komenton këtë lëvizje?’

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

Ky është komenti i parë… Deputeti i PD dhe ish ministër, Enkelejd Alibeja, nuk dinte çfarë bënte, veçse luante me pantallonat dhe me ndenjësen. Çfarë psikoze: Nuk e priste që të hynte Berisha.

Berisha, i gjithëpushtetshmi tani është kthyer në një letër të zbehtë; që nga dita kur Amerika e shpalli ‘non grata’ e të korruptuar dhe minues të demokracisë.

Kështu janë bërë të gjithë njerëzit e dëmshëm të këtij vendi, pa vlerë, menjëherë zero: Meta, Mehdiu, Shkëlzeni, Fazlliqi, Berisha. Megjithatë ish- presidenti hyri në sallën e Kuvendit si një fantazmë dhe tronditi liderët poshtë tij. Të gjithë nuk kishin ku t’i kapnin pantallonat.

Poeti i famshëm Vladimir Majakovski, edhe në stuhi të revolucionit leninist, kapi detaje komike ku të përqeshte të përqeshurit. Kapi  pantallonat.

‘Nëse dëshironi, do të jem i tërbuar me një furi mishi, nëse doni, do të jem jo njeri, por re në pantallona!’, shkruante poeti

Ne retë e pantallonave formohen dhe deformohen figurat e larta politike. Edhe një mbiemër mund të bëhet në copa si ameba dhe prapë ka kuptim: Për shembull ‘Alibejaj’ bëhet edhe ‘Ali’ me kuptim, edhe ‘Bej’ por jashtë kohe… Partia, si në komedi, deklaroi se në sallën që zë vetëm 2300 vende, ndodheshin 7500 kandidatë. Njësoj si me në inversin me ‘pantallonat’.

Kandidatët e Kuvendit, nuk kanë ku fusin duart në pantallona kur vjen Berisha. Berisha tani është i rrahur nga Amerika dhe nga e vetja, por për këta që janë të rrahurit e tij, ai është zoti. Kandidati nuk di ç’të bëjë: Të ngrihet më këmbë?! Po të ngrihet mund ta shikojë kryetari tjetër i PD që ndoshta nuk e do Berishën.

Të ulet?  Po të ulet ndoshta e shikon kryetari që e do Berishën. Të brohorasë për Berishën? Po të brohorasë, ndoshta e dëgjon dikush nga Amerika që po kërkon Partinë D. të distancuar nga Berisha… Hall i madh me këta.

Edhe 100 vjet pas Revolucionit Socialist të Leninit, në Tiranë i kemi ‘të tallshmit’ e pantallonave në çdo centimetër katror. Ata jetojnë në çdo shekull dhe në çdo sallë kongresesh.

-E doni Xhek Londonin- pyeti Majakovski në sallë?!

-Kush është ky?!

…..

-Ju thoshit Xhek London e unë dija vetëm Xhokondën që doja ta vidhja, tha ai aty.

Kjo është salla e madhe me 7500 delegatë ku ka vetëm 2300 ndenjëse.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 24/07/2021 12:58

    Kam qeshur ne lot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?