Në Poloni e bëjnë të kryer, Tirana shet sulmuesin 1 milionë eurosh

20 Shkurt 2021, 10:24| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 10:26

  • Share

Pista polake e Legias së Varshavës ka mërrë përqindjen më të madhe përsa i përket transferimit të Ernest Muçit. Futbollisti i Tiranës prej kohësh kërkohen nga skuadrat jashtë vendit, ndërsa sipas mediave polake tani më në fund ka një akord.

Tirana kërkon 1 milionë euro për 19-vjeçarin, ndërsa Legia deri më tani i ka ofruar 500 mijë dhe 10% të kartonit. Gjithsesi gjasat janë që bardheblutë të ulin pretendimet dhe të ketë një gjuhë të përbashkët, ndërsa media tjetër polake “Sportwefakty” e bën të kryer transferimin.

“Informacioni më i rëndësishëm është se Ernest Muci, një lojtar i KF Tirana, do të blihet nga Legia përfundimisht, nuk do të jetë një huazim si në rastin e Artem Shabanov ose Nazarija Rusyn, të sjellë nga Dinamo e Kievit. Detajet për sulmuesin shqiptar janë duke u marrë ende”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?