Në Porto Romano është thyer embargo me Rusinë

21 Janar, 10:48| Përditesimi: 21 Janar, 11:52

  • Share

Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet kërkesa e prokurorisë së apelit Tiranë që insiston kthimin në burg të Aleksey Smaznov. Rusia ndërkohë ka detyrimin për tu paraqitur njëherë në dy muaj, sipas një vendimi të gjyqësorit i cili shfuqizoi masën e arrestit me burg ndaj tij dhe vendosi masën lehtësuese përkarshi garancisë pasurore. Si kapiten i anijes Grace Felix , që u konstatua në portin e Durrësit me përmbi 22 mijë tonë naftë ai fillimisht u dyshua për “ Tregtim dhe transportim të mallrave që jane kontrabande”.

Nga shkurti 2023 e deri në dhjetor 2024 ndodhi ping -pongu ligjor në fushën e gjykatave. Por dy janë momentet më të rëndësishme.

E para në dhjetor 2023, gjykata e Durrësit e hoqi sekuestron ndaj anijes duke i siguruar një ‘pasaportë” lundrimi dhe largimi nga ujrat shqiptare.

E dyta akoma më e rëndësishme, prokuroria e Durrësit në pritje të zbardhjes së këtij vendimi , ka patur mundësinë të kundërshtojë në seancë verbalisht e ndërkohë ka dorëzuar dosjen për gjykim duke ndryshuar veprën e duke e rënduar atë. Prokuroria sakaq ngriti një akuzë më të rëndë, atë të kontrabandës me mallrat e ndaluar. Thënë shqip shprehet grupi i hetimit është shkelur embargo me Rusinë, e vendosur nga qeveria si një kundërpërgjigjje ndaj Moskës zyrtare për sulmin ndaj Ukrainës. Prokuroria përmend në kërkesën për gjykim se shkresat e ngrenë këtë dyshim , dhe kjo do ti nënshtrohet gjykimit në themel. Por kjo duket se do të jetë një gjykim në mungesë që sidoqoftë do marrë përgjigjje në gjykatën e Lartë. Lufta mes akuzes dhe gjykatave merr fund ne gjykaten e larte pikerisht jo shume kohë kur anija është zhbllokuar edhe prokuroria ishte kundër.

Kjo vlen vetëm në letra.

Me një kërkesë të shqyrtuar në apel, prokuroria këmbënguli arrestin me burg për Aleksein, kapitetin që qëndroi për muaj të tërë në anijen e naftës!

Por cfarë thonë faktet në dosje?

Në fashikull thuhet “

1- Rezulton se nga institucionet ligjzbatuese Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Durrëes eshte vene ne dijeni per mberritjen ne territorin shqiptar te anijes "Grace Felix", anije e cila, nuk ka ankoruar , por ka qendruar ne Raden e Portit te Porto Romanos.

2- Sipas informacioneve anija "FIDAN" (anija meme e anijes Grace Felix) eshte furnizuar ne Portin Novorossiysk RU, ne Detin e Zi dhe kjo anije me pas ne detin e lire "Kalainata" Greqi ka furnizuar me nafte anijen "Grade Felix".

3- Me date 19.02.2023 eshte ngritur nje grup pune me specialiste te Hetimit te Krimeve Ekonomike Financiare, doganier te kontrollit fizik, punonjes te antikontrabandes detare, agjente detar, punonjes te Policise Kufitare te cilet kane shkuar ne kete anije per te kryer verifikimct e nevojshme.

4- Kapiteni i pare i anijes fillimisht ka refuzuar komunikimin me punonjesit e institucioneve te sipercituara e me pas ka paraqitur dokumentacionin shoqerues te anijes konkretisht: dokumentin e 10 porteve te fundit te ankorimit te anijes, procesverbal te te dhenave te anijes, planin e depozitimit, manifestin e ngarkeses, certifikaten e origjines, faturen e ngarkimit te cisternes, listen e ekuipazhit, deklaraten e fakteve, fleten kohore te deklarates se fakteve, raport te "depozites" pas ngarkimit, faktori i pervojes se anijes, raportin O.B.Q, raportin e ndalesave dhe raport "depozite".

5- Kapiteni i anijes ka refuzuar të firmosë dokumentat në gjuhën angleze

6- Shoqeria AV INTERNATIONAL GROUP, me seli Porto Ramano, zone e lire doganore, ku merret me kete aktivitet qe nga viti 2009, ka qene ne negociata me kompanine SEX DMCC, ne Dubai, kompani e cila merret me tregtine e karburanteve. Keto negociata jane bere ne fund te muajit Janar, me nje perfaqesues te kompanise me emrin A. nga Dubai, ku komunikimi ka qene ne gjuhen angleze, dhe pas bisedes telefonike i ka ofruar P.B nje sasi fillimisht prej 10 mije tone nafte ku ne vazhdim te negociatave rane dakord per rreth 22 mije tone, me cmim ne varesi te burses nderkombetare qe varionte nga 80-100 leke per liter.

7- Ne parim pasi rane dakord, anija eshte nisur me date 12 ose 13 Shkurt, me destinacion Durres dhe P.B ka kerkuar nepermjet stafit te tij juristit dhe agjencise doganore te kompanise, te kerkoje dokumentacionin shoqerues nepermjet emailit si dhe te beje njoftimin ne kapiteneri duke perllogaritur 72 ore para mberritjes se anijes ne Durres. Gjate kesaj periudhe eshte vene ne dijeni nga stafi i kompanise se dokumentacioni nuk ka ardhur i plote. Anija nderkohe ishte nisur, ne vijim Piro eshte vene ne dijeni nepermjet juristit, qe gjate shkembimeve te emaileve lidhur me procedurat e ngarkeses kishte problem dhe per kete fakt eshte vene ne dijeni edhe Dogana, e cila perfundimisht nuk pranoi futjen ne sistem per te hyre ne Port dhe per kete arsye anija ka pritur disa dite ne radë.

Piro gjithashtu eshte shprehur se ku njoftuarper refuzimin e anijes ne organet kompetente.

8- Eshte marre deklarimi i juristit te shoqerise Av International Group, shtetasit R. Spiro, i cili ka konfirmuar komunikimet me kompanine SES DMCC, dhe ka vene ne dispozicion komunikimet nepermjet emailit per te faktuar kete veprim. Ne deklarimin e shtetasit E. Burimi, me detyrë doganier fizik, prezent ne kontrollin 'e dates 19.02.2023 ne anijen "Grace. Felix" ka shpjeguar proceduren standarte te konstatimin e procedimit te anijeve me ngarkese nafte si dhe eshte shprehur se: Dokumentat e origjines se naftes te dorezuara nga kapiteni i anijes "Grace Felix" konkretisht (certifikata e origjines se mallit) nuk ishte bindes dhe kapiteni u shpreh se nuk dispononte dokument tjeter origjine.

9- Eshte marre deklarimi i shtetasit F. Hoxha, doganier fizik prezent ne kontrollin e dates 19.02.2023 ne anijen "Grace Felix", i cili eshte shprehur se: - Nuk kane marre asnje urdher pune per marrje praktike ne Rade, te anijes "Grace Felix" pasi anija nuk eshte ankoruar. Kur eshte pyetur per dokumentacionin e anijes "Grace Felix" eshte shprehur se: Ne dijenine e tij dokumentat qe vertetojne origjinen e mallit jane ne tre forma: te leshuara nga dogana e shtetit ku kane ngarkuar, nga Dhoma e Tregtise dhe nga Rafineria e Portit. Ne rastin konkret (anija "Grace Felix.") dhe kapiteni i anijes ka paraqitur nje certifikate origjine te firmosur vetem nga agjenti doganor ne Greqi ku anija ka bere operacionin "ship to ship".

10- Faqja 2 - 4 : Kjo deklarate e leshuar nga agjenti nuk eshte e mjaftueshme per te vertetuar origjinen e mallit. Ne rastin konkret kapitenit te anijes iu kerkua me insistim nje dokument tjeter per vertetimin e origjines pasi ky dokument nuk ishte i mjaftueshem dhe nuk ofroi asnje dokument tjeter. Eshte marre deklarimi i shtetasit A.Jace, me detyre inspektor i Antikontrabandes Detare prezent ne kontrollin e dates 19.02.2023 ne anijen "Grace Felix", i cili nder te tjera eshte shprehur se: Certifikata e origjines dorezuar nga Kapiteni i anijes "Grace Felix" ishte e firmosur nga agjensia greke, e cila ka plotesuar dokumentacionin e ngarkeses ne Portin ku eshte bere ngarkimi.

11- Ne kete rast , marrja e ngarkeses eshte bere ne det te hapur, ne gjirin e Kalamates, e cila eshte nje zone qe lejon transbordimin e ngarkeses nga nje anije ne nje anije tjeter. I vetmi person qe hipen ne anije pasi behet transbordimi eshte agjenti, i cili ploteson dokumentacionin e ngarkeses pasi behet matjet nga survejori. Lidhur me kete rast nuk mund te percaktohet, sipas tij, origjina e ngarkeses.

12- Ne deklarimet e shtetasit A. Kurti, me detyre inspektor i Antikontrabandes Detare, prezent ne kontrollin e dates 19.02.2023 ne anijen "Grace Felix", i cili nder te tjera ka deklaruar se ne anijen "Grace Felix" nuk kane bere asnje matje pasi nuk jane bere deklarimet ne dogane dhe nuk eshte marre survejor per te bere matjet, pasi anija ishte per t'u larguar nga Rada. Eshte marre gjithashtu deklarimi i agjentit detar E. Gjepali i cili ne deklarimin e tij ka sqaruar porosine e AV International Group, shqyrtimin e dokumentave te dhene nga anija "Grace Felix" para mberritjes dhe kerkimin per largimin e anijes.

Si përfundim prokuroria që ka dorëzuar dosjen në gjykatë shpjegon se produkti gazoil përfshihet në kuadër të objektit të kësaj vepre penale "si mall i ndaluar". Kjo pasi Republika e Shqipërisë me VKM nr.718, date 11.11.2022, ka miratuar zbatimin e rregullores se Keshillit te Bashkimit Evropian 2022/879, datë tre qershor 2022, që ndryshon rregulloren nr. 833/2014 "Ne lidhje me masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë që destabilizon situatën në Ukraine".

Dhe për të shkuar tek shkelja e embargos ..

Përkufizimi është : Ndalohet blerja, importimi ose transferimi i drejtperdrejtë ose i terthortë i naftës së papërpunuar ose i produkteve te naftës nëse ato janë me originë nga Rusia ose eksportohen nga Rusia".

Prokuroria i thotë gjykatës në dosje se ka dyshime se lënda u mor nga anija Fidan në një port ne Rusi!/Marrë nga Facebook

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?