Tym mbi një bazë ushtarake indiane në Udhampur, Kashmir

Bota

Në prag lufte/ India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me raketa në bazat ushtarake

10 Maj, 08:57| Përditesimi: 10 Maj, 14:49

  • Share

Ushtria pakistaneze tha se nisi një operacion kundër Indisë të shtunën në mëngjes si shenjë hakmarrje ndaj "agresionit indian" të kohëve të fundit.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Pakistani tha se India kishte sulmuar disa nga bazat e saj ajrore ushtarake duke përfshirë edhe shënjestrimin e një baze afër kryeqytetit, Islamabad.

Menjëherë pas këtij pretendimi, qeveria pakistaneze postoi në X duke  nënvizuar se "India tani duhet të përgatitet për përgjigjen e Pakistanit".

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë indiane, avionët luftarakë qëlluan raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Shorkot të Forcave Ajrore Pakistaneze, pa raportuar ndonjë viktimë apo dëme të konsiderueshme materiale.

Në të njëjtën kohë, ushtria indiane akuzoi Pakistanin për sulm ndaj objekteve mjekësore dhe arsimore në Kashmirin Indian.

Pas kësaj situate Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio zhvilloi edhe një bisedë me shefin e ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Asim Munir dhe me ministrin e Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

Rubio iu bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të gjejnë mënyra për të ulur tensionet.

G7 gjithashtu kërkuan "përmbajtje maksimale nga India dhe Pakistani" dhe paralajmëruan të premten se "përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal".

Si nisi konflikti mes dy vendeve?

India akuzon Pakistanin për strehimin e grupeve terroriste që kryen një sulm vdekjeprurës ndaj turistëve muajin e kaluar në Kashmirin e kontrolluar nga India, ndërkohë Pakistani e ka mohuar këtë pretëndim të Indisë.

Që atëherë, konflikti është shndërruar në konfrontimin më të gjerë midis dy kombeve në gjysmë shekulli, me luftime të ashpra përgjatë pjesëve të kufirit të tyre dhe sulme me dronë që godasin më thellë brenda secilit vend. Çdo përgjigje ka ardhur me valë pretendimesh, kundërpretendimesh dhe dezinformimesh.

India dhe Pakistani u bënë vende të ndara në vitin 1947 dhe kanë zhvilluar tre luftëra, ku mosmarrëveshjet për Kashmirin ishin pjesë e secilës prej tyre. Njëra prej këtyre luftërave, në dhjetor të vitit 1971, krijoi të ashtuquajturën Vijë Kontrolli që ndan Kashmirin.

Ora 14:44
Konflikti Indi-Pakistan, Trump: Me ndërmjetësim të SHBA u arrit dakordësi për armëpushim të plotë

1746597340_hecnmcqkoperationsindoor625x30007May25.webp

Presdenti amerikan Donald Trump përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se me ndërmjetësim të SHBA midis Pakistanit dhe Indisë u arrit dakordësi për armëpushim të plotë

"Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Urime të dyja vendeve për këtë vendim të përbashkët dhe të inteligjencën e treguar. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje", shkroi Trump.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?