Donald Trump

Bota

Në prag të fjalimit të Trump në Kongres, demokratët paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë: Presidenti qenie e mjerueshme, është në 'një linjë' me Putin

4 Mars, 18:24| Përditesimi: 4 Mars, 18:27

  • Share

Presidenti Donald Trump do të mbajë sot në mbrëmje fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë.

Mirëpo një numër ligjvënësish demokratë kanë paralajmëruar që nuk do të marrin pjesë si një shenjë e kundërshtimit të partisë kundër presidentit.

“Unë pashë se si Presidenti u betua për të mbështetur dhe mbrojtur kushtetutën. Unë nuk do të ulem dhe do ta shikoj atë të gënjejë popullin amerikan përsëri”, tha deputetja Becca Balin, në një deklaratë.

Deputetja demokrate Maxine Waters tha gjithashtu të martën se ajo nuk do të marrë pjesë në fjalimin e presidentit, duke shtuar se Trump duhet të "gjykohet për tradhti" për shkak se është "në linjë" me presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin.

“Unë kurrë nuk do të shkoja te dikush që nuk ka respektuar popullin amerikan në mënyrën që ka bërë (Trump). Ai është një qenie njerëzore e pandershme, e mjerueshme. Ai është plot gënjeshtra dhe mashtrime, dhe ai është në linjë me Putinin dhe Rusinë. Në fakt, ai duhet të gjykohet për tradhti. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të shkoj”, tha kongresmenja nga Kalifornia.

Më tej Waters tha se ky nuk është i pari nga fjalimet e Trump që ajo po bojkoton.

Trump pritet të flasë para Kongresit rreth nevojës për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vendosjen e tarifave ndaj importeve të huaja dhe shkurtimet qeveritare.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?